Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Berisha i përmendi gjyshin, Balluku i kthehet: Vazhdoni me familjet ju, burrë plak flet për…

15:05 / October 20, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
fdsgsfdgh 770x404 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku iu është përgjigjur deklaratave të ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili i tha se “Skavicën duhet ta harrojë dhe se Dibrën mund ta përmbysë vetëm kur të ngrihet Beqir Balluku nga varri”, duke i përmendur gjyshin e saj.

Ministrja Balluku theksoi se “Skavica do të ndërtohet”, ndërsa shtoi: “Ai burri që iku merret me gjyshin tim, mund të vazhdoni të merreni me familjet. Burrë plak flet për orgji, i ka këto gjëra në kokë, por prap unë do të flas për energjinë jo për fantazitë tuaja seksuale.”

“Do të ndërtohet Skavica, është projekt pjesë e Kaskadës së Drinit, që e copëtuat e bëtë fije-fije. Tre kompanitë që do i nënshtrohet taksës së jashtëzakonshme, njëra prej të cilave ka hidrocentralin që i dhatë ju, ka fituar shumë para. Duhet që këto para ti ktheje përmes një takse të jashtëzakonshme, që e kanë aplikuar shumë vende të tjera.

Pas BE nxori direktivën, po e aplikojnë edhe vende të tjera, përfshirë Shqipërinë.

Të ardhurat shkojnë në të mirë të qytetarëve, s’ka nevojë të vini këtu dhe të mbroni këto kompani që e kanë të qarte se kjo taksë duhet vendosur.

Dëgjuam këtu se blerjet bëhen në mënyrë jo transparente, ju do kishit bërë namin. Rrini nga mëngjesi deri në darkë për të kapur ndonjë element të vogël.

Thatë shifra që nuk janë të vërteta. Habim me guximin që lexoni shifra që nuk di ku i gjeni, nga ndonjë punonjës jashtë Vaut të Dejës.

I keni bërë të gjitha llogaritë dhe dezinformoni, nëse do ekzistonin ato shifra do kishit bërë name, janë llafe pazari.

Sot flitet për energjinë. Si ai burri që iku dhe merret me gjyshin tim, mund të vazhdoni të merreni me familjet. Burrë plak flet për orgji, i ka këto gjëra në kokë, por prape unë do të flas për energjinë jo për fantazitë tuaja seksuale”, u shpreh Balluku.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ministri Salla: 4.3 km ndërhyrje në argjinaturën e lumit Devoll për mbrojtjen nga përmbytjet

17:01 / September 27, 2026

Dorëhiqet Vuçiç: Nder i madh të isha president

16:39 / September 27, 2026

Rama: “Sot unë jam kthyer në Shqipëri, por Shqipëria nuk kthehet pas”

15:38 / September 27, 2026

Marshim në Shkup në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, qytetarët mblidhen sot në sheshin “Skënderbeu”

14:41 / September 27, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.