Një studimi i publikuar së fundmi në një revistë shkencore ka dalë në konkluzionet se produktet për drejtimin e flokëve mund të rrisin ndjeshëm rrezikun e zhvillimit të kancerit të mitrës te gratë që i përdorin vazhdimisht.
Drejtuesja e studimit, Alexandra White, nga Instituti Kombëtar i Shkencave të Shëndetit Mjedisor (NIEHS) në SHBA tha se: “Ne vlerësojmë se deri në moshën 70-vjeçare, 1.64% e grave që nuk kanë përdorur kurrë një produkt për drejtimin e flokëve do të zhvillojnë kancer të mitrës, ose 4,05% e grave që e përdorin atë shpesh. Megjithatë, është e rëndësishme ta vendosim këtë informacion në kontekst.”
Kanceri i mitrës përbën rreth 3% të rasteve të reja të kancerit në SHBA, me rreth 66.000 raste dhe 12.500 vdekje në vitin 2022. Studimet e mëparshme kanë paralajmëruar tashmë për një lidhje midis produkteve për rregullimin e flokëve dhe një rrezik në rritje të zhvillimit të kancerit të gjirit ose vezoreve.
Produktet kimike që mund të rrisin rrezikun e zhvillimit të kancerit janë parabenet, bisfenoli A, metalet ose formaldehidi. Drejtimi ‘brazilian’ i flokëve klasifikohet si kancerogjen. Produktet për drejtimin e flokëve mund të stimulojnë përthithjen e produkteve kimike përmes plagëve ose djegieve në lëkurën e kokës.