Seanca maratonë e Kuvendit ja pamundësoi pjesëmarrjen në ftesën e ditëlindjes së të voglës së tij.
Por Taulant Balla zgjodhi të urojë përmes facebookut vajzën e tij për 5 vjetorin e lindjes, duke i premtuar se qirinjtë e tortës do ti fryjnë nesër bashkë.
“Gëzuar Melania ime 5 vjetorin! Të duam shumë! Qirinjtë e tortës do t’i fryjmë nesër bashkë. Sot u vonova për shkak të diskutimeve të gjata në Kuvend”.
