Mëngjesin e kësaj të premteje, është gjetur trupi i pajetë i një personi në një rrugë dytësore në lagjen “Bakishe Visha” në Fushë-Krujë.
Policia tha se trupi i pajetë i 34-vjeçarit, të identifikuar si I.N., është gjetur rreth orës 8:20 të mëngjesit. “Nga këqyrja paraprake, është konstatuar se 34-vjeçari ka një dëmtim në këmbë që dyshohet të jetë shkaktuar nga armë zjarri”, tha policia.
Në vendin e ngjarjes ndodhet grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
