Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

“Fitime marramendëse”/ Rama: Kompanive të prodhimit të energjisë do t’u vendoset një taksë e jashtëzakonshme

17:40 / October 21, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
edi rama 14 770x387 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri Edi Rama zhvilloi këtë të premte një takim me qytetarë në Elbasan, ku foli për krizën energjetike dhe pasojat që ka shkaktuar lufta në Ukrainë.

Kreu i qeverisë u shpreh i vendosur se do të vendoset një taksë e jashtëzakonshme ndaj kompanive të prodhimit të energjisë. Këto të ardhura, sipas tij, do të përdoren për të ndihmuar shtresat në nevojë.

“Kjo është një taksë e jashtëzakonshme për një fitim i marramendës që vjen si rezultat i fatit dhe jo për fat të ndonjë investimi të veçantë. Fati i keq i njerëzisë e deshi që të fillonte një luftë, fat i mirë i këtyre që e solli t’iu bjerë sëpata në mjaltë Ne atyre do i vëmë një taksë të jashtëzakonshme për të mbledhur të ardhura plus të cilat nuk do t’i çojmë në buxhet në punë të tjera, por do t’i rishpërndajmë tek ata që janë në nevojë, duke filluar te pensionistët e duke vijuar tek të tjerët. Që nga viti 2013 nuk janë rritur asnjëherë pagat e ministrave, pagat e deputetëve, nuk kanë për tu rritur sa të jem unë këtu. Pse? Për një mesazh shumë të thjesht, Për faktin se për sa kohë ne nuk jemi në gjendje t’ua u rrisim të tjerëve pagën deri në momentin që të mund të rrisim pagën tonë, ne nuk do ta rrisim pagën tonë”, tha Rama.

Po ashtu, Rama u ndal edhe te protesta e pedagogëve, ku nuk ngurroi të përsërisë akuzat në drejtim të kreu të Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve, Sandër Kovaçi.

Ai tha se shumica e pedagogëve janë në mësim, por shtoi se një pjesë e tyre të drejtuar nga një ish-SHIKS kërkojnë të krijojnë idenë “sikur po bëhet nami për llogari të non gratave”.

Edi Rama Elbasan kriza energjetike
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama flet për fondet dhe investimet e huaja, sulmon kritikët: Sharlatanë dhe ekstremistë

18:50 / July 21, 2026

Rama rikthehet në Theth dhe mbron shembjet: Ndërtimet pa leje prekën zemrën e fshatit

18:42 / July 21, 2026

Koncerti i Kanye West/ Gonxhja: Ofruam 4.3 milionë dhe morëm 6.5 milionë euro

14:03 / July 21, 2026

“Flamingot më kanë bërë të mendoj thellë”, Rama: Paketa e Maleve do ta bëjë Shqipërinë “Zvicra e vogël”

11:35 / July 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.