Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

“Erdhi në Shqipëri me zero investim”/ Meta: Si më lutej e qante Lulushi për të shtyrë datën e zgjedhjeve

12:50 / October 22, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
99
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta beson se zgjedhjet e ardhshme vendore do të fitohen bindshëm nga opozita.

Gjatë takimit me drejtuesit dhe strukturat lokale të partisë në Kuçovë, ish-presidenti ka treguar prapaskenat e zgjedhjeve të shkuara lokale, ku Lulzim Basha nuk u regjistrua në KQZ.

Ai tregoi momentin kur Basha i shkoi në zyrë dhe sipas tij “iu lut dhe qante për të shtyrë datën e zgjedhjeve”.

Ilir Meta: Ku ka korrupsion më flagrant se inceneratorët, do shtohen sërish fondet. Se i kërkojnë ata që janë në kërkim ndryshe ata flasin. Del pronari i vërtetë, të gjithë e dini kush është.

Qytetartë kanë të neveritur nga hipokrizia e Rilindjes, janë të paduruar për protesta sepse e dinë shumë mirë se ka ardhur koha e përballjes finale.

Jemi gjithashtu përpara zgjedhjeve vendore dhe dua t’ju siguroj se qëllimi kryesor i PL është rivendosja e demokracisë në të gjitha këshillat vendore dhe Bashkitë ku sot, jo vetëm për shkak të Edi Ramës, por për poshtërisë e Lulushit opozita s’ka asnjë këshilltar në të gjithë bashkitë e Shqipërisë.

Ishte Lulushi, i cili në mënyrë të koordinuar sepse e kishin kapur peng me dosjet dhe aferat që kishte bërë, ia mbyllën çështjen në Prokurori, kishte planifikuar me kohë djegien e mandateve, edhe moshyrjen në zgjedhjet vendore.

Ishte Lulushi mu luste dhe më qante mua për të shtyrë datën e zgjedhjeve vendore. Sepse i thanë ata në Gjermani “ore vagabond’ mos thuaj atje në Shqipëri se të kemi thënë ne “ik nga Parlamenti, e bëj rrëmujë Shqipërinë ti”. Prandaj i thanë do bësh namin, një shashkë përdori në media që u hodh, i thanë do të përjashtojmë nga Partia Popullore Evropiane.

Edhe mu lut mua ai “aman derman anuloje që të hyjmë në zgjedhje të tjera, se kam bërë gabime”, edhe ma dha Lulushi datën mua, 13 tetor. Se ai tjetri nuk donte datë fare, e kishte mbyllur me kohë, teatri ishte mbyllur. E lashë me 13 tetor.

Si e shpjegoni, mirë Rama s’donte zgjedhje vendore se i kishte mbyllur këto punë me kohë, po Lulushi nuk pranoi as të regjistrohej në KQZ thjesht për të më justifikuar mua si President që mora një përgjegjësi kaq të madhe që të mos përplaseshin në votime.

U regjistruan të gjithë, ky jo. Respekto dekretin e Presidentit që e kërkove vetë, s’e linte Edi Rama.

Nuk ka biznesmen më të talentuar se Luli, ka ardhur në Shqipëri me 0 investim dhe sot falë mashtrimeve të tij është kudo në çdo aferë me Edi Ramën, edhe sot janë bashkë që flasim. Duan të shkatërrojnë opozitën, erdhën nga jashtë në Shqipëri të dy, me porosi në Shqipëri, dhe sillen si kolonizatorët që shkonin në vende të tjera ‘merrni ca të merrni”. Por llogaritë i kanë bërë gabim.

Pluralizmi do triumfojë shumë shpejt, llogaridhënia do jetë shumë shpejt për këto bastardë që kanë dhunuar Kushtetutën e Shqipërisë, kanë bërë teatër, kanë trilluar përplasje të mirë orkestruara, janë përgjegjës për këtë situatë të rëndë të vendit, Ndaj edhe njëherë motra e vëllezër ju siguroj që PL dhe Ilir Meta do jenë në krye të kësaj betejë që garanton rivendosjen e plotë të pluralizmit dhe ndëshkimin e merituar për të gjithë ata bastardë që duan të frikësojë shqiptarë, që vjedhin shqiptarët dhe duan t’i poshtërojnë.

Ata i kanë bërë llogaritë shumë gabim dhe kam frikë se nuk do kenë kohë as të pendohet, sepse padurimi i shqiptarëve është i jashtëzakonshëm, përpjekjet e tyre për të instaluar regjimin monist kanë përfunduar. Në zgjedhjet e ardhshme vendore opozita do fitojë bindshëm dhe PL do të ketë një kontribut madhor për këtë çështje.

Basha Meta
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Berisha thirrje demokratëve t’i bashkohen protestës: Zero ndikim nga thirrjet “Berisha në burg”

14:57 / July 22, 2026

Qeveria miraton mbështetje për familjet e policëve të rënë në detyrë, javën e ardhshme vendos për dërgimin e oficerëve në Gaza

14:12 / July 22, 2026

Mungesa e Hitës në Komisionin e Reformës Zgjedhore, debat i ashpër, përplaset mazhoranca me opozitën

14:02 / July 22, 2026

Rama flet për fondet dhe investimet e huaja, sulmon kritikët: Sharlatanë dhe ekstremistë

18:50 / July 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.