Kryeministri Edi Rama, gjatë takimit në Fier, foli për akuzat që janë artikuluar nga ana e opozitës për vdekjen e Lear Kurtit, i cili ndërroi jetë pas shoqërimit në komisariat.
Sipas Ramës, qëllimi i tyre është zgjimi i urrejtjes ndaj Policisë së Shtetit.
“Në kohë krizash disa kërkojnë zgjedhjet dhe disa fajtorë. Ne jemi për të kërkuar zgjedhje. Ata që kërkojnë fajtorë duan të zgjojnë urrejtjen te policia e shtetit. Çohuni se e vrau policia, jo vetëm ka një moment që njeriu i thotë vetes prit, çfarë shqiptari jam. Si mundem unë të kafshoj të vdekurit për të nxjerrë përfitime. Si mund të sulmoj policinë për diçka që nuk di si ka ndodhur. Polica është mësuar tani më me hiena”, tha Rama.