Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Biden kërkon mandat të dytë: Votuesit e kanë ‘problem’ moshën time, por jam i aftë fizikisht dhe mendërisht!

23:47 / October 23, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Biden 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Presidenti Joe Biden tha me shaka se e ka të vështirë të pranojë se po i afrohet të 80-ve, por shtoi se është i aftë si fizikisht ashtu edhe mendërisht për të shërbyer për një mandat të dytë të mundshëm në Shtëpinë e Bardhë.

Biden, i cili mbush 80 vjeç më 20 nëntor, tha se është një shqetësim krejtësisht i ligjshëm ai që votuesit të pyesin nëse dikush në moshën e tij mund të përballojë punën me stres të lartë si president i vendit. Zoti Biden e bëri komentin gjatë një interviste për televizionin MSNBC që u transmetua të dielën, gjatë së cilës u pyet në lidhje me moshën e tij.

Ai tha se njerëzit duhet të gjykojnë vetë nëse ai është në lartësinë e detyrës. Komentet vijnë ndërsa sondazhet tregojnë se një pjesë e madhe e votuesve nuk do të donin të shihnin sërish një garë mes tij dhe republikanit Donald Trump, ndaj të cilit zoti Biden fitoi më 2020-n.

Në rast fitoreje, zoti Biden do të ishte 82 vjeç në ditën e inaugurimit në janar 2025 ndërsa zoti Trump 78 vjeç.

Një sondazh i fundit i ‘Associated Press’ dhe Qendrës Kërkimore për Çështje Publike ‘NORC’ tregon se vetëm 3 në 10 amerikanë, duan që zoti Biden ose zoti Trump të kandidojnë për president pas dy vitesh. Vetëm 5 në 10 demokratë duan që zoti Biden të rikandidojë për një mandat të dytë, ndërsa 6 në 10 republikanë shpresojnë të shohin zotin Trump të kandidojë përsëri për postin e presidentit.

“Mendoj se mënyra më e mirë për të gjykuar është të më shikosh çfarë bëj. A e kam ndalur ritmin apo vazhdoj njësoj?, tha zoti Biden në intervistën e regjistruar të premten, gjatë një vizite në kampusin e Universitetit Shtetëror të Dellauerit në mbështetje të urdhrin ekzekutiv për faljen e borxheve në kredi studentore.

Presidentin Biden ende nuk ka njoftuar zyrtarisht nëse do të kandidojë për një mandat të dytë, por ka thënë vazhdimisht se synimi i tij është të garojë për t’u rizgjedhur. Gjatë fushatës së vitit 2020, zoti Biden shpesh paraqitej si një ‘kandidat tranzicion’, i cili do të ndërtonte një urë për të rinjtë e talentuar demokratë.

Mosha dhe shëndeti i zotit Biden si dhe zotit Trump, u trajtua gjatë garës për president, mbi fatin e së cilës vendosi një elektorat më i ri dhe më i larmishëm. Në intervistën për MSNBC, zoti Biden tha se votuesit duhet të shohin pasionin e tij për punën ndërsa vlerësojnë çështjen e moshës së tij si faktor nëse duhet të votojnë për të ose jo. Zoti Biden iu nënshtrua një serie analizash gjaku e ekzaminimesh fizike vitin e kaluar, pak para ditëlindjes së tij.

Dr. Kevin O’Connor, mjeku i presidentit Biden, shkruante në një dokument prej gjashtë faqesh lëshuar nga Shtëpia e Bardhë, se zoti Biden ishte i shëndetshëm, energjik dhe i aftë për të realizuar me sukses detyrën e presidentit.

biden mandat 2 SHBA
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rubio përkujton masakrën e Sheshit Tiananmen: Tërbohet Pekini

20:22 / June 4, 2026

Interpelanca për emigracionin e paligjshëm, Lamallari: Nuk jemi kamp tranziti, as korridor kalimi për trafikimin njerëzor

13:42 / June 4, 2026

Begaj pret presidentin e Lituanisë: Marrëdhënie të shkëlqyera dhe miqësore midis dy vendeve

13:20 / June 4, 2026

Rritja e kostove të karburantit rëndojnë buxhetin e Pentagonit

12:39 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.