Nxënësit filipinas që mbajnë “kapele antikopje” gjatë provimeve, foto e tyre janë bërë virale në rrjetet sociale, duke shkaktuar shumë komente dhe debat.
Mësuesja që e pati këtë ide për nxënësit e saj në një gjimnaz në qytetin Legazpi, tha për BBC se po kërkonte “një mënyrë argëtuese” për të garantuar “integritetin dhe ndershmërinë” në orën e saj të mësimit.
Mary Joy Mandane-Ortiz theksoi gjithashtu se ideja ka qenë shumë efektive. “Fillimisht, u thashë të bënin një kapele të thjeshtë me letër. Por, për 5 minuta nisën të bënin kapele me çfarëdo që të gjenin vërdallë dhe me lloj-lloj dizajnesh”.
