Trupi i influencueses Aneka ‘Slickianna’ Townsend është gjetur i nxjerrë në breg të detit në një plazh në Xhamajka.

Plazhistët njoftuan autoritetet pasi zbuluan një trup pjesërisht të dekompozuar që notonte në ujë. Hetuesit thanë se trupi u gjet në një gjendje gjysmë nudo me një plagë në kokë.
Townsend, e cila kishte më shumë se 300,000 ndjekës në rrjetet sociale, u identifikua dje nga nëna e saj.

Policia tha se kishte gjetur dy detaje që mund të ndihmojnë në zbardhjen e vdekjes së mistershme të 35-vjeçares. Një peshqir i mbuluar me gjak dhe një paruke ishin ndër sendet që u hoqën nga vendi i ngjarjes.
