Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

May letër Tusk: Zgjatni afatin e Brexit deri më 30 qershor

10:36 / April 5, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
may tusk
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Theresa May i ka shkruar një letër Bashkimit Europian ku kërkon zgjatjen e afatit të Brexit deri më 30 qershor.

Britania e Madhe aktualisht duhe të largohet nga BE-ja më 12 prill, sipas marrëveshjes, por ende nuk është arritur miratimi nga deputetet britanikë.

May ka propozuar se nëse deputetet britanike arrijnë të miratojnë marrëveshjen e tërheqjes, Britania do të largohet nga BE para zgjedhjeve për Parlamentin Europian më 23 maj. Por ajo thotë se Britania duhet të përgatisë kandidatë për këto zgjedhje, në rast se nuk arrihet marrëveshja.

Sipas BBC, kryeministrja i ka shkruar presidentit të Këshillit Europian, Donald Tusk, ku i kërkon zgjatjen e afatit, para samitit të liderëve të BE-së të mërkurën e ardhshme.

Ajo kërkoi një shtyrje deri në fund të qershotit në samitin e fundit që u mbajt më 29 mars, datë që ishte qëllimi fillestar i Britanisë për të lënë BE-në.

Por iu ofrua një afat më i shkurtër, deri në 12 prill, datë me të cilën Mbretëria e Bashkuar duhet të thotë nëse ka ndërmend të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare evropiane – ose deri më 22 maj nëse deputetët e Mbretërisë së Bashkuar kanë miratuar marrëveshjen e tërheqjes të negociuar me BE.

Në letrën e saj May thotë “bllokimi nuk mund të lejohet të vazhdojë”, pasi “ishte duke krijuar pasiguri dhe dukë dëmtuar besimin tek politikat” në Britani.

Ajo shton se nëse bisedimet ndërpartiake me Partinë Laburiste nuk mund të krijojnë një “qasje të përbashkët” në parlamentin britanik, deputetët do të kërkohen të votojnë për një sërë opsionesh për të cilat qeveria “ është e gatshme të veprojë”.

Ajo shkruan se Mbretëria e Bashkuar propozon një zgjatje të procesit deri më 30 qershor, dhe “pranon qëndrimin e Këshillit të Europës se nëse Mbretëria e Bashkuar do të jetë ende një shtet anëtar i Bashkimit Europian deri më 23 maj 2019, është në detyrim ligjor që të mbajë zgjedhje”.

Por thuhet se nëse marrëveshja e largimit ratifikohet në Parlament më parë se “propozimet e qeverisë që kjo periudhë të përfundojë më herët”, Britania do të largohet më herët dhe do të anulojë përgatitjet për zgjedhjet për Parlamentin Europian.

Brexit may
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

22:56 / June 3, 2026

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen dy drejtues mjetesh

22:22 / June 3, 2026

Maqedonasit kanë fobi nga gjuha shqipe, ekspertët: Po vazhdojnë të na diskriminojnë

22:04 / June 3, 2026

KE propozon mbylljen e 3 kapitujve, Këshilli i BE: Vendimet për Shqipërinë në presidencën irlandeze

20:41 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.