Aksident tragjik në Kosovë. Dy persona kanë humbur jetën dhe një tjerë është plagosur si pasojë e përplasjes “kokë më kokë” të dy makinave.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën Komoran-Carralevë.
Dy viktimat humbën jetën në vend, ndërsa i plagosuri është nisur me urgjencë në spital.
Në vendin e ngjarjes mbërriti policia e cila kreu veprimet proçeduriale.
