Fjoralba Ponari, një nga prezantueset më të ëmbla dhe të pëlqyera u njoh fillimisht për publikun si këngëtare për zërin e saj të mrekullueshëm në ‘The Voice of Albania’. Ditën e sotme moderatorja ka zhvilluar një ‘Ask’ me ndjekësit e saj një Instastory, ku u është përgjigjur disa pyetjeve e padyshim që kureshtja e ndjekësve në lidhje me raportin e saj me moderatoren Xhemi Shehu është e madhe. Kjo ndodh pasi këtë sezon të dyja bukuroshet moderojnë programin e humorit, “Portokalli”, por kjo nuk është hera e parë që ato bashkëpunojnë.
Si ndihesh tani që po bashkëpunon me Xhemin?
Jemi njohur kur të dyja punonim në “E Diell” edhe pse në pozicione të ndryshme nga marrëdhënia që kemi sot. Gjithmonë kam pasur shumë konsideratë për të si njeri, patjetër dhe si profesioniste, prej së cilës kam shumë çfarë të mësoj.
