Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Italia ashpërson politikën ndaj refugjatëve

10:34 / October 26, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
meloni
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në fushatën zgjedhore, kryeministrja e re e Italisë, Giorgia Meloni, që vjen nga skeptri i djathtë ekstrem premtoi që të ndërpresë pak a shumë rrymat e migracionit që vijnë në Itali nga Afrika e Veriut, nëpërmjet detit.

“Ne propozojmë krijimin e një bllokade detare, sepse siç e kemi shpjeguar me mijëra herë, kemi të bëjmë me një mision të përbashkët europian me shtetet e Afrikës Veriore, për të ndaluar së bashku tregtinë e mishit të bardhë dhe për të krijuar në territorin afrikan qendra që të vihen nën administrimin e përbashkët. Atje duhet të bëhet kontrolli i kërkesave për azil në BE dhe duhet të merret vendimi se kush ka nevojë për ndihmë ndërkombëtare dhe kush jo”, pati thënë Giorgia Meloni në një video të partisë së saj, Vëllezërit e Italisë.

Nuk është e qartë çfarë nënkuptohet me bllokadën detare, mendon studiuesi i migracionit Christopher Hein, që jep mësim në Universitetin LUISS në Romë. “Kjo gjuhë është një dëshmi e qartë që tregon drejtimin që pritet të marrë politika e migracionit dhe azilit,” i tha Christopher Hein revistës së specializuar “Migazin”.

Drejtoresha e Këshillit Europian të refugjatëve (ECRE), Catherine Woollard, e dëgjon po ashtu me skepticizëm deklaratën e kryeministres së re italiane. “Ndalimi komplet i migracionit nuk është as i mundshëm, as është në interes të Italisë. Ne mund të presim që të merren masa dhe të organizohen aktivitete të diskutueshme. Që tani ka pasur sinjale se sërish do të përqendrohen tek ardhja e anijeve shpëtuese, i tha Catherine Woollard Deutsche Welles në Bruksel.

Mbyllja e porteve nuk është politikë migracioni

Në vitet 2018 dhe 2019, ish-ministri i Brendshëm Matteo Salvini nga partia populiste e djathtë, Lega, i mbylli përkohësisht portet e Italisë për anijet e shpëtimit që kanë në bord migrantë, të cilëve u është mbytur anija në det. Lega e Salvinit është tani pjesë e qeverisë së koalicionit ekstrem të djathtë të Romës. Megjithatë Giorgia Meloni nuk i dha Salvinit postin që donte për t‘u kthyer në krye të ministrisë së Brendshme. Ai u servir duke iu dhënë posti i ministrit të Transportit.

Ministri i ri i Brendshëm, që është përgjegjës për migracionin është një mik i ngushtë i Salvinit. Matteo Piantedosi nuk ka shprehur deri tani të ketë pikëpamje aq radikale sa Salvini, por drejtimin që do të marrë politika e migracionit e ka dhënë shefja e tij gjatë fushatës elektorale: “Në Itali ne duam të zbatojmë parimin e thjeshtë, që në këtë vend mund të futesh vetëm me rrugë ligjore. Rrymat e migracionit në vendin tonë nuk duhet të drejtohen nga kontrabandistët ose më keq akoma, nga ata që duan të destabilizojnë kombin tonë dhe Europën.” Vetëm tetë për qind e migrantëve, pretendon Meloni në videon e saj, kanë të drejtë për azil. Pjesa tjetër janë djem të rinj, që duan të punojnë në Itali.

Qeverisë së re në Itali do t‘i duhet të përballohet shpejt me realitetin e migracionit, mendon eksperti i migracionit të Të Gjelbërve në Parlamentin Europian, deputeti Erik Marquardt. Kriminalizimi i aksioneve të shpëtimit në det dhe mbyllja e porteve nuk do t’i sjellë përfitim të madh Giorgia Melonit, thotë Erik Marquardt: “Unë mendoj se ajo do e shohë shumë shpejt se 90 për qind e njerëzve që vijnë në Itali, vijnë pa ndonjë ndihmë nga anijet e shpëtimit në det. Kjo do të thotë se shpëtimi detar nuk është kushti që dikush të vijë në Itali, kushti është që sa më shumë prej tyre mblidhen në Libi, aq më shumë vijnë në Itali”.

Giorgia Meloni
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Presidenti iranian: Jemi në një luftë në shkallë të plotë, ekonomia është kthyer në fushëbetejë

12:27 / July 21, 2026

Nata e dhjetë e sulmeve të SHBA-së ndaj Iranit/ Forcat amerikane godasin instalimet raketore dhe të dronëve, kundërpërgjigjet Teherani

08:29 / July 21, 2026

SHBA i vendos tarifë doganore 50% Kanadasë, vlera e produkteve të prekura arrin gati 20 miliardë dollarë! Hyjnë në fuqi pas 30 ditësh

08:24 / July 21, 2026

Andy Burnham formon qeverinë e re britanike/ Emërohen ministrat kryesorë

21:06 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.