Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Berisha zbardh takimin me Metën: Ja çfarë biseduam për kandidatët…

21:30 / October 26, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
berisha 2sb
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur për takimin me kryetarin e Partisë së Lirisë dhe bashkëpunimin për zgjedhjet lokale.

Në një intervistë për A2CNN, Berisha tha se nuk diskutuan për emra konkretë, por vetëm për modalitetet.

Ndërsa për aleatët e tjerë, Berisha tha se ka nisur diskutimet që edhe ata të përfshihen në këtë proces.

Berisha: U diskutua për aleancën. Natyrisht do jetë marrtëveshja ajo që do përcaktojë modalitetet e kryetarëve të bashkisë dhe kryetarëve të këshillit.

Pyetje: Çfarë përcakton kjo marrëveshje?

Berisha: Modalitetet e garës elektorale për zgjedhjet vendore.

Pyetje: Kush do jenë emrat?

Berisha: Sinqerisht nuk kemi diskutuar emrat sot. Ajo që ka rëndësi kapitale, zoti Meta deklaroi se pranon plotësisht primaret. Shprehu interes që forcat të sjellin referendumin dhe primaret në Shqipëri.

Pyetje: Është përfolur për 3 emra kryesorë në garën për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi, Ilir Alimehmeti dhe Gert Bogdani. Cili mendoni se është kandidati më i mirë?

Berisha: I përgëzoj të gjithë ata që marrin vendimin për të garuar për kryeqytetin. Ata janë kandidatura të pakrahasueshme. Një person që sot personifikon më shumë se çdo gjë tjetër, hajdutin e parë të kryeqytetit. Vlerësimi im është maksimal për të tre

Pyetje: Po Ilir Meta ka ndonjë preferencë?

Berisha: Nuk kemi diskutuar për kandidatura. Ilir Meta ka mbështetur plotësisht primaret. Është e një rëndësie të madhe për mua. Gjithçka do të diskutohet sëbashku me aleatët. Edhe me Idrizin do negociojmë, edhe me Shehin do negociojmë.

Berisha Meten takimin
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

“5 hapat për ta futur Ukrainën në BE në vitin 2027”, Politico risjell deklaratën e Ramës

11:55 / February 10, 2026

“365 ditë paraburgim pa proces të rregullt”, firma ligjore: Rasti Veliaj, simbol i persekutimit politik në Shqipëri

11:37 / February 10, 2026

‘Kushtetuesja’ seancë për ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit

10:55 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.