Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Zëri i Amerikës: Zgjerimi i NATO-s vihet në pikëpyetje, shkak bëhet ky shtet

23:03 / October 26, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
NATOOO
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Synimet e Finlandës dhe Suedisë për t’u bërë anëtarë të NATO-s janë vënë në pikëpyetje pasi Turqia i është rikthyer kundërshtive të saj që dy vendet t’i bashkohen aleancës.

Diplomatët finlandezë u takuan me homologët turq të martën në Ankara, siç raportojnë mediat lokale. Takimi shënon përpjekjen më të fundit diplomatike të Helsinkit, për të bindur Ankaranë të mbështesë anëtarësimin e Finlandës në NATO.

Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan ka shprehur rezerva ndaj ambicieve të Finlandës dhe Suedisë duke akuzuar dy vendet se kanë strehuar grupet kurde, që Ankaraja i konsideron terroriste. Duke folur në parlament me herët gjatë këtij muaji, zoti Erdogan tha se ai do të ndjekë nga afër angazhimet e Finlandës dhe Suedisë në trajtimin e shqetësimeve turke. Zoti Erdogan tha se Turqia, që ka luftuar terrorizimin për 40 vjet, nuk do të bëjë asnjë lëshim.

Më herët, në tetor, udhëheqësi turk akuzoi Stokholmin se nuk mbajti angazhimet e dhëna ndaj Ankarasë, duke thënë se armiqtë e Turqisë po vazhdonin të vepronin lirisht në Suedi. Zoti Erdogan, megjithatë, tha se është i gatshëm të takohet me kryeministrin e sapozgjedhur të Suedisë, Ulf Kristersson, për të diskutuar kërkesat turke.

Huseyin Bagci, drejtori i Insititutit të Politikavë të Jashtme në Ankara thotë se zoti Erdogan e sheh zgjerimin e NATO-s si një mundësi.

“Erdogan përpiqet të rrisë fuqinë vendimarrëse të Turqisë përmes këtij procesi. Ndoshta në fund ai do të thotë po, por ai duhet të marrë dicka në këmbim. Ndoshta është një akt i llogaritur mirë, ose llogaritë janë bërë gabim, kjo mbetet për t’u parë”, tha zoti Bagci.

Ka njoftime se Suedia ka bërë shumë lëshime që lidhen me sigurinë. Ankaraja kërkon ekstradimin e dhjetëra personave, përfshirë persona me kombësi suedeze, që janë në kërkim nën akuzat për terrorizëm.

Analisti Ilhan Uzgel nga portali i lajmeve Duvar thotë se shqetësim kryesor i zotit Erdogan janë lëshimet nga Uashingtoni.

“Ai po përpiqet t’i përdorë kërkesat për anëtarësim të Finlandës dhe Suedisë për të marrë diçka në këmbim nga Perëndimi. Mund të jetë një takim me Presidentin Joe Biden, mund të jetë blerja e avionëve luftarakë F-16 nga Shtetet e Bashkuara ose mbështetja e jashtme gjatë zgjedhjeve. Diçka që do të ndihmonte zotin Erdogan të forconte pozitat para zgjedhjeve”.

Zoti Erdogan po përballet me rënie të mbështetjes në sondazhet që i paraprinë zgjedhjeve të qershorit të vitit të ardhshëm në Turqi. Analisti Uzgel thotë se Erdogan nuk ka gjasa të heqë dorë nga ndikimi në NATO përpara zgjedhjeve të qershorit.

“Mendoj se ai do ta përdorë këtë forcë, pra të vendimarrjes, deri në zgjedhje. Është një kartë që i nevojitet ta përdorë tani, e që nuk do ta përdorte vetëm nëse merr diçka shumë të rëndësishme nga SHBA. Ai është i përqendruar në fitoren e zgjedhjeve sepse po humbet mbështetjen në vend. Ai duhet të fitojë zgjedhjet, ndaj do bëjë çdo gjë që është në duart e tij, qoftë brenda vendit, qoftë në raport me komunitetin ndërkombëtar, për të mbajtur pushtetin”, thotë Uzgel.

Analistët thonë se zoti Erdogan e di mirë se rezistenca ndaj zgjerimit të NATO-s dhe në veçanti ndaj SHBA-së, pëlqehet nga baza e mbështetësve të tij fetarë dhe nacionalistë. Kjo do të thotë se Finlanda dhe Suedia mund të kenë një rrugë të gjatë përpara deri në anëtarësimin e tyre në NATO.

finlanda nato zgjerimi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rritja e kostove të karburantit rëndojnë buxhetin e Pentagonit

12:39 / June 4, 2026

Sulme të rënda në Gaza me 8 viktima dhe shumë të plagosur, Netanyahu rrit kontrollin ushtarak në enklavë

09:13 / June 4, 2026

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

22:56 / June 3, 2026

Maqedonasit kanë fobi nga gjuha shqipe, ekspertët: Po vazhdojnë të na diskriminojnë

22:04 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.