Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Berisha dhe Meta firmosin marrëveshjen për zgjedhjet lokale: Betejë dhe fitore në Shqipëri

12:28 / October 27, 20224 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
WhatsApp Image 2022 10 27 at 12.27.09
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kreu i PD-së, Sali Berisha dhe kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, kanë nënshkuar marrëveshjen për zgjedhjet lokale të 14 majit 2023. Marrëveshja është nënshkruar në një hotel në Tiranë dhe jo në selinë e një prej partive politike. Pasi nënshkruan marrëveshjen, Sali Berisha është shprehur se mbështet fuqimisht nismën e referendumit të propozuar nga Ilir Meta duke thënë se do të kthejë demokracinë në vend.

”Jam i bindur që qytetarët e Tiranës do të flasin për të gjitha dhe do ta godasin Edi Ramën. Por nuk mund të lë pa thënë dy fjalë për parlamentin inekzistent të Tiranës që drejtohet nga një zonjë që po të kishte një emër të dytë, do të quhej zonja Romina hije. Nuk e ka dëgjuar askush të mbrojë qytetarët, të mbrojë asnjë qytetar. Ajo është një binjake në hije, merr fund kjo. Të marrë fund kryetarokracia dhe qytetarët e Tiranës e të mbarë Shqipërisë, të zgjedhin qytetarët e parë me praktikën më demokratike që ekziston sot. Kjo është e vërteta e primareve”,-tha Berisha.

Në marrëveshje thuhet se konkurrimi për Kryetarët e Bashkive do të bëhet me kandidatë të përbashkët, të cilët vendosen nga rezultati i konkurrimit në primare, që do të organizohen nga Partia Demokratike e Shqipërisë. Marrëveshja nënvizon se Këshillat Bashkiake, si institucionet më të rëndësishme të përfaqësimit të qytetarëve, do të drejtohen nga përfaqësues të propozuar nga Partia e Lirisë, në rastet kur këshilltarët e kësaj të fundit rezultojnë përcaktues në sigurimin e shumicës në këta këshilla.

Teksti i marrëveshjes

Sot, me datë 27 tetor 2022, ne, përfaqësuesit e Partisë Demokratike dhe Partisë së Lirisë, firmosim marrëveshjen që vijon, pas konstatimit se Shqipëria është në momente kritike: I. për shkak të korrupsionit shkatërrimtar; II. të asgjësimit të pluralizimit politik në nivel vendor; III. të shpopullimit masiv dhe tragjik; IV. të krizës ekonomike, që po çon në kolaps vendin; V. të qeverisjes së kapur peng nga trafiqet, paraja e pisët dhe korrupsioni. Në këto kushte, Partia Demokratike e Shqipërisë dhe Partia e Lirisë, dakordësohen që t’i ofrojnë Shqipërisë një alternativë fituese në zgjedhjet vendore të 14 Majit 2023, që përfaqëson vetëm interesat e qytetarëve dhe interesin më të lartë publik. Vendosin:

1. Konkurrimi për Kryetarët e Bashkive do të bëhet me kandidatë të përbashkët, të cilët vendosen nga rezultati i konkurrimit në primare, që do të organizohen nga Partia Demokratike e Shqipërisë.

2. Referendumi, si forma e shprehjes direkte të vullnetit të qytetarëve, për çdo çështje që i shqetëson, në nivel qendror apo lokal, do të jetë angazhim madhor dhe i patjetërsueshëm, për të cilin PDSH dhe PL do të ndërmarrin të gjitha nismat ligjore dhe aksionet publike të nevojshme për realizimin e kësaj të drejte kushtetuese të mohuar prej 25 vjetësh.

3. Këshillat Bashkiake, si institucionet më të rëndësishme të përfaqësimit të qytetarëve, do të drejtohen nga përfaqësues të propozuar nga Partia e Lirisë, në rastet kur këshilltarët e kësaj të fundit rezultojnë përcaktues në sigurimin e shumicës në këta këshilla.

4. Të angazhohen për realizmin e transparencës së plotë për menaxhimin dhe përdorimin e të gjitha fondeve publike, si edhe të gjitha vendimeve të Këshillave Bashkiake dhe të Bashkive që lidhen me to, përfshirë organizimin e seancave të hapura publike, me lidhje live në televizionet kombëtare dhe rrjetet sociale, në funksion të llogaridhënies para qytetarëve.

5. Të angazhohen, me prioritet të veçantë, për realizimin e vazhdueshëm të seancave publike të hapura të Këshillave Bashkiake, me lidhje live në televizionet kombëtare dhe rrjetet sociale, ku qytetarët të dëgjohen në mënyrë të drejtpërdrejtë në seancat plenare.

6. Të angazhohen përmes nismave të përbashkëta institucionale, për ndalimin e betonizimit kriminal dhe korruptiv të qyteteve, duke i dhënë përparësi në vendimmarrjen lokale shëndetit të qytetarëve dhe gjelbërimit të qyteteve.

WhatsApp Image 2022 10 27 at 12.29.36
Kryetar i Këshillit Bashkiak? Meta: Lajm i dalë nga korridoret e Kryeministrisë
Berisha: Marrëveshjet e mia çojnë veç në fitore. Meta: Koha e ”bunker-bashkive” ka përfunduar

Ilir Meta Sali Berisha
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Nënë e tre fëmijëve në burg me foshnjën, caktohet seancë urgjente në Tiranë

19:18 / July 22, 2026

Zjarr në Voskopojë, zjarrfikësit dhe shërbimi pyjor në operacion për shuarjen e flakëve

18:37 / July 22, 2026

Aksident i rëndë pranë Unazës së Madhe, një viktimë dhe dy të plagosur

18:02 / July 22, 2026

Kanë punë, por jo shtëpi: Kriza e banesave në Holandë krijon një kategori të re të pastrehësh

17:43 / July 22, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.