Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta foli për formulën e bashkëpunimit me Partinë Demokratike në zgjedhjet e ardhshme lokale. Ai u shpreh se qëllimet e PL janë shumë të mëdha, që të çrrënjosë rilindjen nga pushteti vendor.
Meta sfidoi kryeministrin Edi Rama gjatë fjalës së tij përballë gazetarëve në Tv Klan, duke thënë se do të detyrohet ta lërë politikën më keq se la basketbollin.
“Ky është këndvështrimi juaj. Nuk ka pasur kandidatë që insistojnë fort për të qenë kryetar bashkish. Aty ku ka do të vlerësohet në përputhje me bashkinë përkatëse. Çdo përpjekje për të nxitur probleme mes PL dhe PD. Qëllimet e PL janë shumë më të mëdha sesa të marrë disa këshilltarë më shumë. Qëllimi është çrrënjosja e rilindjes nga pushteti vendor dhe hedhja e bazave. Për ne çdo emër që garon atje ku nuk kemi interes të PL është i barabartë. Nuk kam asnjë preferencë.
Dua të bëjnë një proçes sa më pozitiv për qytetarët dhe të respektojnë njëri tjetrin. Nuk kemi asnjë kusht si PL përveç përpjekjes madhore për të maksimizuar energjitë e popullit opozitar dhe për të arritur çrrënjosjen e rilindjes nga pushteti vendor. Partia kryesore në opozitë është PD. Partia e dytë është PL. Marrim rastin e këshillit bashkiak të Tiranës. Nëse do të fitojë kandidati i opozitës dhe PL është faktor vendimtar në këshill, kryetari i këshillit i takon PL nëse është një parti tjetër opozitare i takon asaj.
Rruga është e hapur për të gjithë. Unë nuk kam hyrë dhe nuk kam ndërmend të hyj në negociata me partner të tjerë të PD. Balancat tona parimore nuk lëvizin. Është çështje e menaxhimit. Ajo ka qenë në atë proçes. Për ne ka mundësi që të gjithë të japin kontributin e tyre në këtë proçes. Për mua është e rëndësishme e gjithë Shqipëria por ndryshimi fillon nga Tirana. Klareta është e pashpresë. Besoj se kjo është arsye për të kuptuar që çdo minutë vonesë i shërben Edi Ramës. Qëndrimi im është shumë i qartë.
Fitore e opozitës në zgjedhjet vendore për të dhënë modelin si do të jetë nesër parlamenti përmes bashkive që do të fitohet dhe këshillave bashkiake që do të dëgjohen. Koha e bunker bashkive përfundon më 14 maj. Shumica e shqiptarëve do të përgjigjen pozitivisht.. Lepurushi po ha veten dhe do marrë përgjigjen. E kam shqepur dhe do shqep edhe në betejën finale. Do ta lërë politikën më keq se e la basketbollin. Bëri një sfidë me një të njohur ai e shqepi dhe ky e la basketbollin”, tha Meta.