Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Zgjedhjet, Ngjela: PD nuk ia del dot me Veliajn. Berisha-Meta e kanë me rrezikun që ju vjen nga Uashingtoni

11:39 / October 28, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
spartak ngjela
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Avokat Spartak Ngjela, e sheh të pamundur fitoren e opozitës në Tiranë. Në një intervistë për emisionin “Breaking” në Top News, Ngjela deklaroi se PD e ka të pamundur përballë Veliajt në Tiranë. Ai theksoi se PD është një parti e përçarë, ndërsa PS është një parti e fuqishme.

Pjesë nga intervista:

Emrat që janë artikuluar deri tani për bashkinë e Tiranës, ku duket që janë dhe fokusi i PD, mund t’ia dalin përballë z. Veliaj?

Nuk ia dalin dot.

Përse? Nuk janë kandidatë me potencial politik?

Është parti e fuqishme, kot që ta zgjasim muhabetin. Kjo është e përçarë, prandaj. PD është e përçarë, janë dy PD. Një është ligjore, një është fantazmë. Gjithsesi është çarje e brendshme. Do të dalin me dy kandidatura, ky prandaj e ka marrë Metën që të dalë me Metën. Kurse Alibeaj do të dalë me të vetët. Si do të fitojnë? Ma tregoni si do të fitojnë? Janë të përçarë.

Nëqoftëse tërhiqet Saliu, në funksion të përmirësimit të partisë së tij, dhe të bashkohet PD-ja dhe Alibeaj dhe Gjekmarkaj t’i drejtohen të djathtës shqiptare që është në perëndim. Ju nuk e dini se sa intelektualë të nivelit të lartë ka Shqipëria sot në perëndim. Bota akademike është shumë e fuqishme, janë nëpër universitete profesorë, janë avokatë, janë filozofë, nëpër katedra.

Në qoftë se ky tërhiqet dhe Alibeaj I thërret ata që të formojë një fluks politik të nivelit të lartë, akademik, që e njohin politikën si shkencë jo si pasion për të ardhur në pushtet, atëherë katër muaj zgjat pushteti i Ramës.

Kurse kështu siç janë nuk bie kurrë PS dhe PS ju e dini, jua kam thënë dhe është e provuar. Rama do Saliun. Pse. E di që krijon vakum djathtas në vota. Po ata nuk duan këtë gjendje. Jua thashë pse ta zgjasim? Nuk e kanë me zgjedhjet. E kanë me rrezikun që ju vjen nga Uashingtoni. E kalojnë dot? Unë them Jo. Kaq, kjo mbaron si pyetje.

Avokat Spartak Ngjela
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama: 11 mijë fëmijë me aftësi ndryshe përfitojnë nga dyfishimi i mbështetjes ekonomike

20:52 / July 20, 2026

Rama mbledh të premten Grupin Parlamentar të PS dhe kabinetin qeveritar

14:21 / July 20, 2026

Përplasje në Kuvend për reformën territoriale, Berisha: Do të shkrihen edhe 20 bashki, Balla: Dezinformon

14:17 / July 20, 2026

Rama: Shqipëria e para në Ballkanin Perëndimor për performancën mjedisore, protestat tregojnë qytetërim

13:31 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.