Prezenca e Ardi Veliut në Komsionin e Sigurisë Kombëtare, ku kreu i AMP prezantoi projektbuxhetin 2023, shkaktoi një debat të fortë dhe momente tensioni.
PD-ja ka kërkuar shtyrjen e mbledhjes për një ditë tjetër, duke e cilësuar Ardi Veliun si ”kriminel me uniformë që manipuloi vrasjen e Leart Kurtit”. Kërkesa e opozitës nuk u pranua nga kryetari i Komisionit, Nasip Naxhon me argumentin se kjo mbledhje parashikohet nga rendi i ditës.
Deputetët demokratë, Ervin Salianji dhe Flamur Noka ishin ata që kundërshtuan fort seancën, duke thënë se Veliu duhet të përgjigjet për vdekjen e Lear Kurtit.