Kryetari i PD-së, Sali Berisha duke marrë shkas nga të dhënat që nxorrën hakerat nga Irani, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për udhëtimet. Në bashkëbisedimin e përjavshëm me gazetarët, Berisha tha se as ish-presidenti i SHBA nuk ka kryer kaq udhëtime në 8 vite sa Edi Rama. Duke e cilësuar si një superskandal, Berisha i kërkoi Ramës të japë dorëheqjen dhe të mos presë zemërimin qytetar.
”Rama ka humbur çdo ndjeshmëri e lidhje me këtë vend. Si asnjë kryeministër tjetër i Europës dhe botës, i ke lejuar vetes 137 udhëtime me avion taksi. Në 8 vitet mandat presidenti i SHBA, Xhorxh Bush ka udhëtuar me Air Force One 74 herë, gjysmën e Edi Ramës dhe ka vizituar 43 vende të botës. Është një çmenduri që tejkalon çdo imagjinatë.
Kancelari austriak, një vend i pasur nuk lejon veten të udhëtojë me charter por me linjë tregtare Edi Rama me 137 udhëtimet e tij vajtje-ardhje me charter, 54 i ak kryer para themelimit të Air Albania. Pra ka marrë nga kompanitë e charter-ave avionë taksi në dispozicion të zotërisë së tij. Të gjitha fluturimet e tjera Rama i ka bërë përsëri me avionë taksi me Isamilin e apasionuar që flet sikur i ka mbirë në kopshtin e Surellit. Ismaili është një aeroplan i Air Albania, dhuratë e presidentit Erdogan.
Karburanti, parkingu, rrogat stjuardesat të gjitha që shkojnë 150 milionë euro që i paguajnë baballarët e atyre që nisen me gomone dhe kalojnë Lamanshin duke rrezikuar jetën e tyre se nuk ka mjet jetese në Shqipëri. Rama të japë dorëheqjen dhe mos të presë ta dorëheqin qytetarët e zemëruar shqiptarë”.
