Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Ku është Nancy?”- Telefonata sekrete që i shpëtoi jetën bashkëshortit të politikanes amerikane

09:45 / October 29, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
nancy pelosi 500x284 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nancy Pelosi ishte në anën tjetër të vendit në Washington DC kur një person hyri brenda banesës së saj dhe i sulmoi bashkëshortin me çekiç, duke i shkaktuar dëmtime në kafkë.

Një zëdhënës i demokrates tha se Paul Pelosi është sulmuar në orët e para të mëngjesit të së premtes nga një person që hyri me force në banesë dhe e kërcëno me jetë, ndërsa kërkonte të shihte kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve.

Shefi i policisë së San Francisco, William Scott tha se oficerët kishin marrë një telefonate rreth orës lokale 02:27 të së premtes.

Ata e gjetën Paul Pelosin dhe autorin duke u përleshur për të marrë çekiçin. Por sulmuesi arriti t’ia marrë Pelosit dhe më pas e goditi me çekiç në kokë, duke i shkaktuar dëme.

I dyshuari u kap nga policia dhe dyshohet se ishte përpjekur ta lidhte bashkëshortin e politikanes, derisa ajo të kthehej në shtëpi.

Mësohet se ai i bërtiti: “Ky është Nancy?”, gjatë incidentit.

Autori kishte hyrë në banesën, me katër dhoma gjumi, përmes një dere të pasme. Shtëpia ndodhet në lagjen Pacific Heights. Në pamjet e publikuara shihet xhami i thyer i derës së pasme të banesës. I dyshuari ndodhet në spital, por policia nuk dha informacione rreth gjendjes së tij.

Si i shpëtoi telefonata jetën

Kur autori hyri në shtëpi, Pelosi i tha atij se duhej të shkonte në tualet. Sulmuesi e lejoi dhe pasi u fut në tualet Pelosi bëri telefonoi policinë në numrin 911 dhe e la linjën të hapur, duke lejuar dispeçerin që të dëgjonte bisedën mes tij dhe autorit.

Scott konfirmoi se ishte Pelosi ai që kishte telefonuar policinë dhe se dispeçeri që hapi telefonin kishte arritur të kuptonte situatën dhe dërgoi menjëherë oficerët në banesën e politikanes.

“Ky nuk ishte një akt i rastësishëm”, tha shefi i policisë për sulmin. “Kjo ishte e qëllimshme.”

nancy pelosi Washington DC
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Spanja rikthehet në Madrid si kampione e botës

21:49 / July 20, 2026

Andy Burnham formon qeverinë e re britanike/ Emërohen ministrat kryesorë

21:06 / July 20, 2026

Rama: 11 mijë fëmijë me aftësi ndryshe përfitojnë nga dyfishimi i mbështetjes ekonomike

20:52 / July 20, 2026

“Përgëzime Spanjës”/ Messi thyen heshtjen pas humbjes në finalen e Botërorit: Dhimbja është shumë e madhe, por jam krenar për këtë grup

20:27 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.