Folësen e lajmeve të “Tv Klan”, Brikena Prifti pritet ta shohim në një televizion tjetër.
Kryefjala.com ka mësuar se ajo do të zhvendoset në “Vizion Plus”, ku do të drejtojë programin e pasdites, duke zëvendësuar kështu Evi Reçin.
Sakaq, mësohet se pasditja e vizionit do të jetë këtë herë me tema sociale më të forta.

Kjo është eksperienca e saj e parë si moderatore e një emisioni, pasi e kemi parë gjithnjë si spikere lajmesh në Fax Tv dhe Tv Klan.
