Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Rusia: Po pezullojmë eksportin e drithërave nga Ukraina

21:15 / October 29, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
013b0000 0aff 0242 43a9 08dab94e0a23 w1023 r1 s 752x440 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministria ruse e Mbrojtjes tha të shtunën se Moska do të pezullojë zbatimin e një marrëveshjeje të ndërmjetësuar nga OKB për eksportin e grurit, në bazë të së cilës janë eksportuar më shumë se 9 milionë tonë drithë nga Ukraina, gjë që ka ulur çmimet globale të ushqimit.

Ministria tha se arsye për pezullimin ishte bërë një sulm me dron nga Ukraina kundër anijeve të Flotës ruse të Detit të Zi të ankoruara në brigjet e Krimesë së pushtuar. Rusia thotë se sulmi ndodhi në fillim të së shtunës. Ukraina e ka mohuar sulmin.

Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba akuzoi Moskën se po përdorte një “pretekst të rremë” për të pezulluar pjesëmarrjen në korridorin e grurit të Detit të Zi.

“U bëj thirrje të gjitha vendeve që t’i kërkojnë Rusisë të ndalë lojërat e saj të urisë dhe t’u ripërkushtohet detyrimeve të saj,” shkruante ai në Twitter.

Një zëdhënës i Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara Antonio Guterres tha se zyrtarët e OKB-së ishin në kontakt me autoritetet ruse në lidhje me pezullimin e deklaruar.

“Është jetike që të gjitha palët të përmbahen nga çdo veprim që do të rrezikonte Nismën për Drithërat të Detit të Zi, e cila është një përpjekje kritike humanitare që është e qartë se ka një ndikim pozitiv në qasjen në ushqim për miliona njerëz,” tha zëdhënësi Stephane Dujarric.

Deklarata ruse erdhi një ditë pasi zoti Guterres i kërkoi Rusisë dhe Ukrainës të rigjallërojnë marrëveshjen. Zoti Guterres u kërkoi gjithashtu vendeve të tjera, kryesisht në Perëndim, të përshpejtojnë heqjen e pengesave që bllokojnë eksportet ruse të grurit dhe plehrave kimike.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së nënvizoi urgjencën e rinovimit të marrëveshjes së ndërmjetësuar nga Kombet e Bashkuara dhe Turqia në korrik, e cila skadon më 19 nëntor, “për të kontribuar në sigurinë ushqimore në mbarë botën dhe për të zbutur vuajtjet që kjo krizë e kostos globale të jetesës po shkakton tek miliarda njerëz”, tha zëdhënësi Dujarric.

Ambasadori rus në OKB-së Vassily Nebenzia tha më herët se para se Moska të diskutojë për zgjatjen e afatit të marrëveshjes, duhet që drithërat dhe plehrat kimike ruse të eksportohen në tregun botëror, “gjë që nuk ka ndodhur kurrë që nga fillimi i marrëveshjes.”/ Voa

eksportin e drithërave Rusia ukraina
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Bëhuni gati për plazh/ Temperatura deri në 35 gradë, si parashikohet moti për ditët në vijim

13:54 / June 5, 2026

Protesta për Zvërnecin, Rama: Luftë hibride, pas saj qëndrojnë iranianët

12:40 / June 5, 2026

Rama nga Mali i Zi: BE të mos vonojë integrimin, të kalojë te anëtarësimi gradual

12:38 / June 5, 2026

Trump: Do të ishte nder të takoja udhëheqësin suprem të Iranit

12:25 / June 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.