Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

DW/ Dëmtimi i infrastrukturës në Ukrainë, kufizime të energjisë elektrike për miliona qytetarë

23:02 / October 30, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ukrainee
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Thuajse katër milionë vetë në Ukrainë janë prekur nga ndërprerjet e energjisë elektrike për shkak të sulmeve ruse ndaj infrastrukturës energjetike. Në shumë qytete dhe rajone energjia është ndërprerë përkohësisht “për të stabilizuar situatën”, tha presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky. Nga ndërprerjet janë prekur kryeqyteti i vendit, Kievi, dhe zona përreth, si dhe provincat Zhytomyr, Poltava, Kerkasi, Kirovohrad, Rivne, Kharkiv, Cernihiv dhe Sumy.

Ndërmarrja e energjisë elektrike DTEK njoftoi se kompania shtetërore e energjisë Ukrenergo është e detyruar të marrë vendim për ndërprerje “të paprecedentë” të energjisë në ditët në vijim për të parandaluar një ndërprerje të plotë të energjisë elektrike për shkak të dëmeve të konsiderueshme nga sulmet e fundit ruse ndaj infrastrukturës energjetike në rajonin e Kievit.

Sistemi energjetik ukrainas ka “pësuar dëme të reja” dhe ka një “deficit energjie elektrike që arrin në 30 për qind të konsumit të Kievit”. Furnizuesi me energji elektrike DTEK citoi guvernatorin e rajonit të Kievit, Oleksiy Kuleba, i cili tha se mund të ketë ndërprerje të energjisë “për një kohë të pacaktuar”.

Në lagjet e ndryshme të Kievit ka pasur gjatë ditëve të fundit ndërprerje të energjisë elektrike disaorëshe. Këto masa merren për të mbrojtur rrjetet nga mbingarkesa. Sulmet e shtuara me raketa dhe dronë gjatë javëve të fundit thuhet se kanë dëmtuar një të tretën e infrastrukturës energjetike të Ukrainës.

energjia kufizime ukraine
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Dokumentari për Gazën “NAZA” mahnit Venedikun dhe thyen rekordin e duartrokitjeve në këmbë

17:39 / September 11, 2026

Dy javë pas vdekjes së mbretit Harald V të Norvegjisë, ndërron jetë dhe motra e tij, princesha Astrid

17:18 / September 11, 2026

Zelensky konfirmon takimin me Trump në fund të shtatorit: Pas mbledhjes në Nju Jork mund të jem më i hapur për negociatat

12:07 / September 11, 2026

Skandal spiunazhi në Britani/ Arrestohen dy persona, dyshohet se po shpërndanin informacion për inteligjencën iraniane

19:02 / September 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.