Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Reforma Zgjedhore përçan opozitën, Fatmir Mediu debat me Alibeajn: PS e ka në terezi, krahu jonë duhet të ecë

12:37 / October 31, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1667213745 Screenshot7
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Drafti që ekspertët e Reformës Zgjedhore kanë dorëzuar në komisionin e posaçëm ka shkaktuar debat mes deputetëve të opozitës. Për republikanin Fatmir Mediu, drafti është i panjohur për ta dhe nuk mund të diskutojnë mbi një dokument me të cilin ende nuk janë njohur. Ai madje ka kritikuar edhe kreun e grupit parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeajn, duke i thënë se është bashkëkryetar i opozitës, ndaj duhet të konsultohen para se të shkojnë në mbledhje.

Mediu: Grupi i ekspertëve nuk mund të vijnë këtu pa i parë dhe pa i diskutuar këto. Tjetra e kam me ju zoti Alibeaj, ju jeni aty si përfaqësues i opozitës, dhe nuk mund të vijmë këtu pa u konsultuar paraprakisht bashkë. Të mos vijmë këtu e të bëjmë diskutim njëri në një anë, tjetri në anën tjetër.

Alibeaj: Keni ekspertët tuaj, ekspertëve tuaj i kemi çuar materialin. Duhet punë edhe nga ekspertiza juaj, vetëm në këtë mënyrë mund të jemi të unifikuar, që edhe ekspertët tuaj ti shohin ti kritikojnë ti pasurojnë propozimet. Nuk e pranoj që eksperti i PD-së të bëjë punën dhe të tjerët të rrijnë e të shohin e të thonë që nuk kemi kohë.

Vasili: Unë as kisha dëshirë të krijoja acarim, më vjen keq që po ta them haptaz që ti nuk di cfarë flet kur unë citoj konstatimet e OSBE ty të duket zgjatim i një konference. Nëse ke marrë angazhim të bësh një militant që nuk ha arsye gjej një vend tjetër. Unë citova probleme madhore që kanë të bëjnë me hetimin e zgjedhjeve.

Alibeaj: Unë përfaqësoj aq sa mundem opozitën, nuk kam asgjë për të pasur kufizime se ne na bashkon një gjë si opozitë, që në këtë vend këta zgjedhjet i vjedhin, shqiparët nuk votojnë lirshëm dhe nuk kemi pse të kemi asnjë diferencë në këtë pikë, por nuk pranoj që eksperti i PD të jetë ai që bën punën dhe pjesa tjetër ta sodisë e të vijnë këtu e të thonë nuk kemi kohë. Për ne përdorimi i administratës, buxhetit janë çështje që ne e dimë që janë përdorur nga mazhoranca në zgjedhjet e 2021, dhe kjo është ajo që duhet t’i adresojmë.

PD
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Pas kërkesës zyrtare të Partisë Demokratike të Kosovës, Presidentja kthen për rishqyrtim Ligjin për Dhomat e Specializuara

19:12 / October 22, 2026

“Dhuna s’duhet të jetë kurrë alternativë”/ Protestat në Shqipëri e rajon, Merz nga Samiti i Procesit të Berlinit: Duhet të vazhdojmë procesin e zgjerimit të BE

14:56 / October 22, 2026

Franca ndalon protestat në disa pjesë të Parisit dhe në Lyon

14:51 / October 22, 2026

Ndryshon ligji për investimet/ Projektligji synon diversifikimin e projekteve dhe më shumë monitorim

14:47 / October 22, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.