Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

VIDEO/ Rama në Ersekë: Fermerët në rrugën e suksesit, tani ju duhet ”ortakëria” me bashkitë

13:32 / October 31, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Capture 119
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në Mollas të Ersekës, kryeministri Edi Rama po zhvillon një bashkëbisedim me fermerët, blegtorët e njerëzit e punës, mbi investimet që ka bërë qeveria dhe vëmendjen e rritur ndaj tyre përmes skemave mbështetëse, të dedikuara për reduktimin e kostove të prodhimit, rritjen e punësimit dhe zhvillimin e ekonomisë rurale. Rama tha se fermerët dhe ecuria e tyre është mjaft e suksesshme, dhe kjo e gjitha kjo është e dukshme nga shifrat.

”Realiteti me gjithë vështirësitë e veta me një karakter të trashëguar prej shumë e shumë viteve, është një realitet që ndryshon për mirë natyrisht. Atyre të cilëve si ju, i kushtohen dhe përpiqen dhe nuk dorëzohen përpara vështirësive të kësaj pune, ua kthen gjithnjë e më mirë.

Këtu në këtë zonë ka një traditë, por ka dhe një vazhdimësi rritjeje. Ashtu sikurse dhe sesi shifrat flasin, që puna juaj është e mundimshme. Fakti që këtu janë shitur 80% të mollëve flet shumë. Flet për të ardhurat, por edhe për atë pjesë gjithnjë e më të vogël që t’i përshtatet logjikës së tregut. Tregut duhet t’i adaptohemi me kërkesat e tij. Është për të ardhur keq kur fermerët hedhin prodhimet e tyre.

Është e rëndësishme që pamjet e realitetit të jenë të plota për të kuptuar secili vendin e tij dhe për të kuptuar se ku është rruga e suksesit. Dhe sot, shumë fermerë janë në rrugën e suksesit. Fakti që ka një tendencë të re kthimi në fshat nga një numër i vogël të rinjsh por që po rritet hap pas hapi flet shumë për të ardhmen e jo shumë viteve larg. Normalisht që ka kushte që duhet të plotësohen e do të plotësohen hap pas hapi. Siç është kushti për të ruajtur rezervat frigoriferike. Bashkia duhet të shërbejë që të jetë dhe garant për punën e fermerëve, pra mes bashkisë dhe fermerëve të ketë një ortakëri”.

Edi Rama
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Partitë refuzojnë ftesën e Begajt për konsultimet për zgjedhjet vendore, vetëm PS konfirmon pjesëmarrjen

22:36 / October 28, 2026

Brnabiç ngre alarmin: Po përgatitet arrestimi i Vuçiçit, synimi është largimi i tij nga politika

21:10 / October 28, 2026

Paketa antidhunë/ Miratohen tre nismat e para, gjobë deri në 500 mijë lekë për të maskuarit e dhunshëm, hyjnë dhe në “listën e zezë”

20:08 / October 28, 2026

Nxitjet për dhunë në protestë, hyn në “fushë” Anti-Terrori, në hetim Gent Progni, linçoi policët

19:30 / October 28, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.