Spartak Dyrmishi është 45-vjeçari i arrestuar nga Policia e Vlorës, pas thirrjes së fortë nga ministri grek, Takis Theodorikakos. Ndaj tij ka akuza si abuzues seksual serial. Së fundmi, Dyrmishi abuzoi seksualisht me një të re në një stacion autobusi dhe dhunoi dy vajza të tjera. Menjëherë pas këtij akti, të rejat denconuan në policinë vendase, ndërsa 45-vjeçari u nis në arrati drejt vendlindjes, në Vlorë.
“Ai do të dalë përpara drejtësisë greke për veprat e tij kriminale, çnjerëzore dhe frikacake”,-tha ministri grek Takis Theodorikakos.
Mediat greke bënë me dije se pas hetimeve rezultoi se 45-vjeçari, duket se nuk është një person krejtësisht i panjohur për autoritetet e sigurisë së vendit fqinj dhe në të vërtetë nuk përjashtohet që nëse hetimi të rezultojë pozitiv. Si rezultat, atëherë i akuzuari për përdhunim mund të jetë i akuzuar për vepra të tjera në Shqipëri.
Në gjendje shoku pasi mori vesh lajmin, nëna e tij dha një deklaratë në polici. ”Për mua ai ka vdekur. Nuk mundem. E ndjej se ka vdekur. Unë nuk e dua atë. Unë jam 70 vjeç. Nuk e dua një fëmijë të tillë. Jam 70 vjeç dhe nuk duroj të flas më për të. Nuk dua të bëj asnjë deklaratë përveç se e kam fshirë dhe as nuk dua ta shoh të vdekur”.
