Kryeministri Edi Rama, mëngjesin e këtij 1 nëntori e ka nisur me një videomesazh nga Korçka, teksa shihet që qëndron ulur në një piano, ku edhe tenton që të luajë ndonjë notë muzikore me të.
”Mirëmëngjesi nga Korça e bukur, e qytetarisë, e trashëgimisë kulturore, e muzikës, e artit, e turizmit, e bujtinave fantastike. Korça e fshatit që s’ka lënë pëllëmbë toke pa punuar. E të rinjve të përfshirë në vlerën e re të teknologjisë. Nuk ka më mirë sesa nga Korça t’iu uroj një ditë sa më të mbarë”.
