Në Shqipëri ka mbërritur një letërporosi nga Belgjika për Kevin Zeneli alias Suçi, i shpallur në kërkim pas dëshmive të vëllezërve Indrit e Gentian Beqiri. Ai konsiderohet si krahu i djathtë i Kasandër Nogës, një personazh i njohur të botës së krimit.
Zeneli kërkohet nga belgët si autor i atentatit ndaj Erion Hasanbelli në Belgjikë, teksa dyshohet nga autoritetet në Belgjikë, se fshihet në Shqipëri.
Autoritetet e vendit europian kërkojnë informacion për lidhjet shoqërore të Zenelit dhe skedën e tij për të verifikuar, nëse ka ose jo rekorde të tjera penale në ngarkim të tij.
