Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Muzhaqi çon në Komision shifrat buxhetore për rininë, Duma ndërpret seancën dëgjimore

10:24 / November 1, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi, e thirrur në Komision për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë, ka listuar të gjitha shifrat për buxhetimin për Rininë, referuar vitit 2023 dhe programet e Qeverisë Shqiptare që lidhen në mënyrë direkte me të rinjtë dhe fëmijët.
Kjo pasi një ditë më parë, kryetarja e Komisionit, Grida Duma, i ka kërkuar me ngulm ministres që t’i prezantojë këto të dhëna para deputetëve, anëtarë të këtij Komisioni.
Muzhaqi listoi 5 fushat ku ka investime për fëmijët dhe të rinjtë, në vlerën totale prej 52 miliard lekë nga buxheti i shtetit, por kjo u shoqërua me debate nga Duma, e cila i është kthyer ashpër ministres duke i thënë se “nuk të leverdis të flasësh për fushën që mbulon Ministria e Arsimit”.
“Më kërkuat të ju listoj shifrat buxhetore për rininë dhe programet tona e tani nuk po më lini t’i listoj”, ka thënë Muzhaqi.
Ndër të tjera, kryetarja e Komisionit ka pyetur ministren e Rinisë për masat që janë marrë për të parandaluar ikjen e të rinjve nga Shqipëria.
“Masat që kemi parashikuar fillojnë nga forcimi i mekanizmave në nivel qendror dhe vendor për të garantuar pjesëmarrjen dhe konsultimin e të rinjve dhe të rejave. Rishikimi i ligjit “Për vullnetarizmin” me qëllim fuqizimin e mundësive për vullnetarizmin e të rejave/rinjve. Fuqizimin e roleve zbatuese, koordinuese, monitoruese të AKR-së”, ka qenë përgjigja e Muzhaqit.
Ndërsa ka vijuar me listimin e të gjitha masave që janë ndërmarrë në Strategjinë Kombëtare të Rinisë 2022-2029.
Promovimi i përdorimit të sigurt të teknologjive të reja, mbështetja dhe zhvillimi i programeve të seksioneve sportive amatore, arteve, artizanatit dhe aktiviteteve të tjera jashtë-kurrikulare, nxitja e punëve të denja dhe të përshtatshme për të rejat dhe të rinjtë. Rishikimi i kurrikulave dhe programeve të orientimit, këshillimit për karrierë e punësimit, si dhe mbështetja, ndërtimi, riparimi dhe rinovimi i hapësirave publike të projektuara për të rinjtë, kanë qenë disa nga masat e Strategjisë së Rinisë.
Debati i Dumës kundrejt Muzhaqit ka vijuar duke çuar në mbylljen e seancës së Komisionit.

555

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Vendore 2027/ Presidenti nis konsultimet për datën e zgjedhjeve

16:19 / October 27, 2026

Çuçi: Dhuna ndaj policisë është e patolerueshme, protestuesit me molotov duhet të ndëshkohen nga ligji

12:31 / October 27, 2026

“Nuk largohem nga detyra”/ Rama për median greke/ Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me molotov

10:07 / October 27, 2026

“Ndryshe nga Serbia, protesta këtu tallava”/ Minxhozi: Askush nuk identifikohet dhe të thotë çfarë kërkesash ka

20:59 / October 26, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.