Një sherr mes të rinjve është regjistuar në Durrës, ku një i ri ka mbetur i plagosur.
Ngjarja është regjistruar në lagjen nr.5 të Durrësit, në një lokal pranë ish-sheshit “Pranvera”. Mësohet se dy të rinj janë konfliktuar njëri me tjetrin për arsye banale dhe njëri prej tyre është plagosur me thikë në krah.
Në vendngjarje vihet re prani e shtuar e policisë dhe ambulancës që po i ofron ndihmën e parë të plagosurit. Paraprakisht mësohet se i plagosuri është jashtë rrezikut për jetën.
