Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Biden thirrje kompanive të karburantit: Është koha që të ndalni përfitimin nga lufta! 

14:14 / November 1, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
biden
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Presidenti i Shteteve të Bashkuara Joe Biden u bëri thirrje të hënën kompanive të karburantit dhe gazit që të përdorin fitimet e tyre në nivele rekord për të ulur kostot për amerikanët, si dhe të rrisin prodhimin, ose të paguajnë një nivel më të lartë taksash.

Deklarata erdhi ndërsa vazhdon përballja me çmime të larta të karburantit dhe ndërsa votimet janë vetëm një javë larg.Në fjalimin në Shtëpinë e Bardhë, Presidenti Biden kritikoi kompanitë e kryesore të naftës që po nxjerrin fitime të mëdha, ndërsa amerikanët, të lodhur nga inflacioni, po paguajnë shuma të konsiderueshme për të furnizuar makinat e tyre.

Në fjalimin në Shtëpinë e Bardhë, Presidenti Biden kritikoi kompanitë e kryesore të naftës që po nxjerrin fitime të mëdha, ndërsa amerikanët, të lodhur nga inflacioni, po paguajnë shuma të konsiderueshme për të furnizuar makinat e tyre.

Industria e naftës “nuk e ka përmbushur zotimin e saj për të investuar në Amerikë dhe për të mbështetur popullin amerikan”, tha ai. Ata nuk po nxjerrin thjesht fitimet që u takojnë, tha ai, ata po bëjnë “fitime aq të larta sa është e vështirë të besohet,” tha Presidenti Biden.

“Fitimet e tyre janë një përfitim i papritur i luftës”, tha ai, duke iu referuar konfliktit që po shkatërron Ukrainën dhe duke shtuar se ata kanë përgjegjësinë për të vepruar.“Unë mendoj se është revoltuese”, tha ai. Nëse do t’i kalonin ato fitime te konsumatorët, çmimet e benzinës do të uleshin me rreth 50 centë, tha presidenti.

“Nëse nuk e bëjnë, ata do të paguajnë një taksë më të lartë mbi fitimet e tyre të tepërta dhe do të përballen me kufizime të tjera”, tha ai. Shtëpia e Bardhë do të punojë me Kongresin për të shqyrtuar këto opsione dhe të tjera. “Është koha që këto kompani të ndalin përfitimin nga lufta”.

Presidenti Biden tha se kompanitë e naftës dhe gazit duhet të investojnë fitimet e tyre për uljen e kostove për amerikanët dhe rritjen e prodhimit dhe se nëse nuk e bëjnë këtë, ai do t’i kërkojë Kongresit të shqyrtojë mundësinë e detyrimit të kompanive të naftës që të paguajnë gjoba tatimore dhe të përballen me kufizime të tjera.

Presidenti e mbajti fjalimin vetëm një javë përpara se amerikanët të vendosin nëse demokratët e partisë së tij do të vazhdojnë të kenë kontrollin e Kongresit. Republikanët duket se janë favoritët për të marrë shumicën e Dhomës së Përfaqësuesve, ndërsa për Senatin nuk është e qartë.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Autobusi me turistë përmbyset në rrugë, 5 të vdekur dhe 40 të plagosur në Zvicër

19:00 / September 11, 2026

Kosovë, tjetër dështim për konstituimin/ Shtyhet seanca, nuk ka dakordësi për nënkryetarët

18:38 / September 11, 2026

Ministrja Spahiu merr detyrën: Prani besnike në çdo institucion të sistemit shëndetësor

17:59 / September 11, 2026

Dokumentari për Gazën “NAZA” mahnit Venedikun dhe thyen rekordin e duartrokitjeve në këmbë

17:39 / September 11, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.