Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Reagon Gazment Bardhi. Sërish diskutime për negociatat me Berishën

21:30 / November 1, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Gazment Bardhi 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Lajmi se PD nuk shkon e bashkuar në zgjedhjet vendore ka qenë në epiqendër të lajmeve politike ditën e sotme. Ka pasur reagime dhe kundër reagime nga të dy kahet. Por duket se negociatat mes dy grupeve të Partisë Demokratike nuk kanë përfunduar sot!

Deputeti Gazment Bardhi ka kërkuar që të mblidhet me deputetët në degën numër 7 të Partisë Demokratike në Tiranë. Në rendin e ditës, sipas njoftimit të shpërndarë nga i mandatuari i Enkelejd Alibeajt, janë diskutime në lidhje me vendimet që do të merren prej tyre për bashkimin ose jo me PD-në zyrtare, të drejtuar nga kryedemokrati Sali Berisha.

Njoftimi:

Nesër, datë 2 Nëntor, ora 18:00; në selinë e Partisë Demokratike Dega 7 (përballë Mondialit), do të zhvillohet mbledhja e Kryesisë së Partisë Demokratike, me rend dite: Diskutime dhe vendimmarrje mbi qëndrimin e mëposhtëm të Grupit Parlamentar të PD.

Sot, në një deklaratë zyrtare, Alibeaj lajmëroi se kishte ndërprerë çdo negociatë me grupin e Berishës, pasi sipas tij, këta të fundit ishin ulur në bisedime me dy kushte: Njohjen e primareve dhe të lidershipit të Berishës. Alibeaj bëri me dije se do të dilnin me kandidatët e tyre në zgjedhjet lokale. ky njoftim u shoqërua nga reagime. Berisha i paralajmëroi kur u tha se ‘i kishin bërë llogaritë gabim’, ndërsa i mandatuari i PD-së, Edi Paloka u shpreh se pas Alibeajt sheh ‘hijen’ e kryeministrit Edi Rama.

bardhi diskutime Negociata
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Ik, ik, ik”- Përplasje mes 2 grupeve në tubimin e dhunshëm në Tiranë, protestuesit përzënë disa përfaqësues të PD-së nga sheshi

20:59 / October 16, 2026

Dhuna e protestuesve “përçan” demokratët në Shkodër

19:19 / October 15, 2026

Protestat, reagon PS: Dhuna s’është zgjidhje, Shqipëria e ka paguar shtrenjtë faturën e kaosit në të kaluarën

19:50 / October 14, 2026

Sindikata e Universiteteve në krah të studentëve: Dënojmë dhunën, kërkojmë dialog dhe zgjidhje konkrete

09:53 / October 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.