Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Takimi në kafene që përçau PD-në, palët akuza njëra-tjetrës. Skenari i 6 marsit drejt përsëritjes

08:28 / November 2, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
berisha alibeaj
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Negociatat mes dy grupeve në PD, që nisën në një kafene përballë Kuvendit, u mbyllën si muhabet kafenesh, pa bereqet. Të parët që lajmëruan mosmarrëveshjen mbrëmjen e së martës, ishin grupimi i Alibeajt, që nëpërmjet një qëndrimi zyrtar, njoftuan për përgatitjen e zgjedhjeve vendore të vetëm.

“Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka kërkuar të informohet Kryesia e Partisë Demokratike, për t’i hapur rrugë krijimit të të gjitha kushteve për përgatitjen dhe pjesëmarrjen e Partisë Demokratike në zgjedhjet e ardhshme vendore”, u deklarua nga grupi Alibeaj.

Sali Berisha vuri theksin tek statuti, dhe nuk i kurseu ”kërcënimet”. “Statuti i 11 dhjetorit është kushtetuta historike e pathyeshme e PD së rithemeluar. Opozita nuk mund të pengohet nga asgjë për të firmosur fitoren në këto zgjedhje. Zotërinjtë të cilët janë një grup deputetësh u ftuan pa asnjë lloj paragjykimi dhe prapamendimi që të garonin për çdo post në këto bashki dhe të paraqisnin kandidatura në përputhje me statutin të krijonin fraksione. Ata nuk duan as statutin as primaret e as fraksionet. Me flamurin e PD-së kush merret s’ika bërë mirë hesapet”.

Thembra e Akilit është statuti. Grupimi i Alibeajt thotë se këmbëngulja në këtë pikë minoi bisedimet. Ndryshimet statutore, grupi i Alibeajt i ka çuar dhe në Gjykatën e Apelit, e cila pritet të marrë vendim për çështjen brenda kësaj jave. Zgjedhjet lokale të 14 majit do të kenë skenarin e 6 marsit, ku palët dolën me 2 kandidatura të ndryshme para elektoratit.

alibeaj Berisha PD
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Pas kërkesës zyrtare të Partisë Demokratike të Kosovës, Presidentja kthen për rishqyrtim Ligjin për Dhomat e Specializuara

19:12 / October 22, 2026

“Dhuna s’duhet të jetë kurrë alternativë”/ Protestat në Shqipëri e rajon, Merz nga Samiti i Procesit të Berlinit: Duhet të vazhdojmë procesin e zgjerimit të BE

14:56 / October 22, 2026

Franca ndalon protestat në disa pjesë të Parisit dhe në Lyon

14:51 / October 22, 2026

Ndryshon ligji për investimet/ Projektligji synon diversifikimin e projekteve dhe më shumë monitorim

14:47 / October 22, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.