Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Joe Biden: Demokracia amerikane në rrezik

08:55 / November 3, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
biden
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Presidenti Joe Biden mbajti një fjalim mbrëmjen e së mërkurës ndërsa vuri theksin tek rreziku që i kanoset demokracisë nga gënjeshtrat e ish-Presidentit Donald Trump dhe dhunës që frymëzojnë ato. Duke vënë në dukje, në veçanti, sulmin ndaj bashkëshortit të Kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, Presidenti tha se pretendimet e rreme të zotit Trump për zgjedhje të manipuluara kanë “ushqyer rritjen e rrezikshme të dhunës politike dhe frikësimit të votuesve gjatë dy viteve të fundit”.

Pak ditë para zgjedhjeve të 8 nëntorit, Presidenti Biden tha: “Ndërsa qëndroj këtu sot, ka kandidatë që konkurrojnë për çdo nivel posti në Amerikë, për guvernator, për Kongres, për prokurorë të përgjithshëm, për sekretarë të shteteve, ka ndër ata që nuk premtojnë të pranojnë rezultatet e zgjedhjeve ku ata marrin pjesë”.

“Kjo është rruga drejt kaosit në Amerikë”, deklaroi ai. “Është e paprecedentë. është e paligjshme. Dhe, është joamerikane”. Presindeti, i cili është përpjekur të krijojë një kontrast mes planeve ekonomike të demokratëve dhe republikanëve, vuri në objektiv republikanët “ultra Maga”, një referencë ndaj sloganit të zotit Trump “Make America Great Again”, duke i quajtur ata pakicë, por “forcë lëvizëse” e Partisë Republikane.

Duke vënë në dukje shqetësimet në rritje për dhunën politike si dhe kërcënimet ndaj traditës së gjatë të vendit për beteja të ashpra zgjedhore, por paqësore dhe të sakta, ai tha se disa republikanë “po përpiqen të korrin sukses aty ku dështuan në vitin 2020, për të shtypur të drejtat e votuesve dhe për të përmbysur vetë sistemin zgjedhor.

Fjalimi vjen disa ditë pasi një burrë që kërkonte të rrëmbente Kryetaren e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, plagosi rëndë bashkëshortin e saj, Paul Pelosi, në shtëpinë e tyre në San Francisko dhe ndërsa vazhdojnë kërcënimet fizike ndaj anëtarëve të Kongresit dhe punonjësve të zgjedhjeve. “Ka një rritje alarmante në numrin e njerëzve në këtë vend që pranojnë dhunën politike ose thjesht qëndrojnë të heshtur,” tha Presidenti Biden. “Heshtja është bashkëpunim”.

Duke theksuar se këto janë zgjedhjet e para federale që nga trazirat e 6 janarit 2021 dhe përpjekjet e zotit Trump për të përmbysur vullnetin e votuesve në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020, Presidenti Biden u bëri thirrje votuesve që të mos mbështesin kandidatët që kanë mohuar rezultatet e zgjedhjeve, të cilat u cilësuan nga administrata e Presidentit Trump si të rregullta dhe pa ndërhyrje.

Presidenti Biden u bëri thirrje votuesve “të mendojnë gjatë dhe fort për momentin në të cilin jemi”. “Në një vit të zakonshëm, ne nuk përballemi shpesh me pyetjen nëse vota që hedhim do ta ruajë demokracinë apo do ta rrezikojë atë”, tha ai. “Por këtë vit jemi”. Fjalimi i Presidentit Biden vjen kur kanë mbetur vetëm gjashtë ditë nga votimet e 8 nëntorit, ndërkohë që më shumë se 27 milionë amerikanë tashmë kanë hedhur votën e tyre.

joe biden USA
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Dokumentari për Gazën “NAZA” mahnit Venedikun dhe thyen rekordin e duartrokitjeve në këmbë

17:39 / September 11, 2026

Dy javë pas vdekjes së mbretit Harald V të Norvegjisë, ndërron jetë dhe motra e tij, princesha Astrid

17:18 / September 11, 2026

Zelensky konfirmon takimin me Trump në fund të shtatorit: Pas mbledhjes në Nju Jork mund të jem më i hapur për negociatat

12:07 / September 11, 2026

Skandal spiunazhi në Britani/ Arrestohen dy persona, dyshohet se po shpërndanin informacion për inteligjencën iraniane

19:02 / September 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.