Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Procesi i Berlinit, Kosova pritet të nënshkruajë tre marrëveshje

09:27 / November 3, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Capture 13
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në Gjermani sot mbahet takimi në kuadër të Procesit të Berlinit. Takimi nis në ora 09:15, ku kancelari gjerman, Olaf Scholz do të mbajë një fjalim para liderëve.

Në kuadër të këtij takimi, Kosova pret të nënshkruhen tre marrëveshje, ku do të marrë pjesë edhe kryeministri, Albin Kurti. Në organizim nuk do të jetë i pranishëm presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

Në kuadër të këtij procesi, nga ekzekutivi i Kosovës është bërë me dije se gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor janë pajtuar për nënshkrimin e marrëveshjeve për njohjen reciproke të letërnjoftimeve, të diplomave universitare dhe të kualifikimeve profesionale.

Pas hyrjes në fuqi të këtyre marrëveshjeve, fillon edhe konkretisht zbatimi i tregut të përbashkët rajonal, i cili do të bëjë heqjen graduale të kufizimeve dhe barrierave mes mbi 17 milionë banorëve të Ballkanit Perëndimor.

Axhenda:

08.45 – Mbërritja e delegacioneve në Kancelarinë Federale

09.15 – Hapja e samitit “Procesi i Berlinit 2022”

Fjalë e hapjes nga z. Olaf Scholz, Kancelar Federal i Gjermanisë
Fjalë e znj. Ursula von der Leyen, Presidente e Komisionit Europian

09.30 – Sesioni i parë i punës “Bashkëpunimi Rajonal (përfshirë Çështjet e Migracionit) dhe Tregu i Përbashkët Rajonal”

Fjalë e Kryeministrit (3 minuta)

10.20 – Foto zyrtare

10.50 – Sesioni i dytë i punës “Sigurimi i furnizimit me energji dhe gjetja e burimeve të reja energjetike”

Fjalë e Kryeministrit (3 minuta)

11.45 – Ceremonia e nënshkrimit të tre marrëveshjeve rajonale për lëvizshmërinë

12.00 – Takim zyrtar me përfaqësues të Forumit Rinor dhe atij të Shoqërisë Civile

14.15 – Konferencë e përbashkët për shtyp nga Kancelari Scholz, Presidentja e Komisionit të BE-së Von der Leyen dhe z. Edi Rama, Kryeministër i Shqipërisë, si mikpritësi i Samitit të ardhshëm të Berlinit

Kosova
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zgjedhjet në Izrael/ Sondazhet: Partia e Netanyahut kryeson në përqindje, por blloku i opozitës i Eisenkot kryeson në mandate

22:01 / October 27, 2026

E veja e opozitarit rus Alexei Navalny ngre alarmin: Regjimet autoritare dhe e djathta ekstreme në Evropë po forcojnë bashkëpunimin

21:40 / October 27, 2026

PD refuzoi ftesën e Begajt për konsultimet mbi datën e zgjedhjeve vendore, Balla: Uroj t’i thërrasin arsyes

20:59 / October 27, 2026

Zgjedhjet në Izrael/ Pjesëmarrja në votime më e larta në 50 vjet, partia e Netanyahut kërkon zgjatjen e votimit, Eisenkot kundër

19:39 / October 27, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.