Keqtrajtimi i të moshuarës në qendrën “Orenda” në Pejë ka tronditur opinionin publik. Aktorja dhe aktivistja Kaltrinë Zeneli, ishte ajo e cila bëri publike videon e dhunimit të së moshuarës Minire Nura, duke u dhunuar nga infermieret në shtëpinë e të moshuarve “Orenda” në Pejë. Ajo ka thënë se është kërcënuar nga një person pasi publikoi këtë video.
“Veç mos të pafsha në rrugë se kam me t’mbyt”, ka qenë njëri ndër mesazhet kërcënuese, për të cilin Zeneli tregoi në një emision në KTV.
Ky rast ka tronditur opinionin, kurse deri më tani policia ka arrestuar tri infermiere, të cilave u është caktuar masa e paraburgimit prej 48 orësh. Për këtë rast ka shkruar edhe gazeta britanike “Daily Mail”, e cila e ka quajtur tronditëse këtë ngjarje.
