Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Fluksi i emigrantëve në Britani, Rama: Trendi do balancohet! Do ketë më shumë kthime shqiptarësh se sa ikje

21:20 / November 3, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
rama sot
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri Edi Rama ka komentuar fluksin e emigrantëve drejt Britanisë duke thënë se ka besim që ky trend do të balancohet dhe të gjithë shqiptarët që janë larguar nga Shqipëria për një jetë më të mirë, do të kthehen sërish. Në emisionin “Real Story”, thotë se do të ndikojnë faktorë të ndryshëm që do të përmirësojnë jetën në Shqipëri.

Sa i përket intervistës me prestigjozen britanike BBC, tregon një moment që nuk është transmetuar pasi ka përmendur shifrën e lartë emigrantëve britanikë drejt Australisë.

“Në bisedën me gazetaren e BBC nga Berlini, ishte një pjesë që e kishin parë të arsyeshme ta prisnin. Britania e Madhe ishte fuqi e madhe, ndonëse e goditur nga Lufta e 2 Botërore por kushtet e të cilës në vitet ’50 apo në fillim të viteve ’60 ishin kushte, nuk mund të them të ngjashme por mbase të ngjashme me raportin relative dhe i solla shifrat e të ikurve nga Britania drejt Australisë që ka krijuar popullsi prej 10 milionë e kusur njerëzish drejt Amerikës. Të gjithë vendet kanë fazat e tyre dhe nuk mund të konsiderohet veçanti shqiptare, aq më tepër që për shqiptarët vjen pas një izolimi të gjatë dhe jam i bindur që shqiptarët që do të kenë fazën tjetër, kurrë nuk do të ndalojnë së ikuri por trendi do të kthehet në sensin që do të ketë më shumë kthime sesa ikje. Kam besim që ky trend do balancohet për shkak se ekonomia këtu, nëse do na lejojnë gjithë rrethanat do të zgjerohet e do të zhvillohet pa diskutim.

Viti i ardhshëm nuk ka si të jetë për ndonjë ekspasion ekonomik, por kur flas konsideroj dhe rrethanat e tjera. Besoj se duke zgjeruar burimet e rritjes ekonomike, kam edhe gjasën e shfrytëzimit të pasurive natyrore, atyre të zbuluara rishtaz dhe të tjerave. Kam parasysh investimet në process dhe atyre që janë në kanal për të filluar realizimin që janë shumë domethënëse, në energji, turizëm dhe infrastrukturë”, tha Edi Rama.

kthime Rama trendi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Albcontrol, studim fizibiliteti për trafikun ajror në Aeroportin e Kukësit

13:40 / February 10, 2026

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.