Pronari i kompanisë ”BanaKing” Trifon Murataj është shpallur në kërkim, teksa janë vënë në pranga administratori Petrit Demishaj dhe dy punonjësit e skanerit. Policia thotë se ka prova se këto persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë organizuar trafikimin e sasisë prej 33.5 kg kokainë nga Ekuadori në Shqipëri.
Petrit Demishaj kishte si detyrë që të priste ngarkesën me banane në Port, brenda së cilës ishte dhe sasia e kokainës. E ndërsa pjesë e këtij grupi ishin bërë edhe dy punonjës të skanerit në Port, Alban Naziraj 48-vjeç (operator skaneri) si edhe Artur Sevdaraj 48-vjeç (imazhier skaneri).
Këto të fundit në bashkëpunim me njëri tjetrin ia dolën që të nxirrnin të pastër në skaner kontejnerin ku ishte sasia e drogës.
Anti-droga shqiptare kishte pasur informacione për sasinë e drogës që kishte mbërritur, për këtë arsye bëri kontrolle fizike me qen, ku arritën të zbulonin kokainë e fshehur në 31 pako në 2 arka bananesh të ‘BanaKing’. Uniformat blu vijojnë punë kapjen e Trifon Murataj, pronarin e kompanisë Zico Sh.A që tregton banane nën emrin “BanaKing”.
