Kolegji i Kryetarëve të Partisë Demokratike, përkatësisht krerët e degëve dhe strukturave në rang bashkie, është mbledhur sot në Fier. Kryetari Enkelejd Alibeaj ka sfiduar kështu Luan Baçin e Foltores që e konsideron të tijën degën e Fierit.
Siç raportojnë mediat, në takim është diskutuar mbi vendimet që ka marrë Kryesia e Partisë Demokratike, grupimi i drejtuar nga Alibeaj, pas dështimit të negociatave me grupin e drejtuar nga Sali Berisha për zgjedhjet e 14 majit.
Ky takim i sotëm në Fier është konsideruar dhe si një sinjal për Sali Berishën, për të treguar se një pjesë e strukturave të PD-së kanë refuzuar foltoren.
