Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

“Jeta e luksit brenda burgut”/ Hoxha: Eldi Dizdari dhe i vëllai të vetmit që ndodhen në burg në Dubai

19:44 / November 4, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
640 0 hoxh 1667583893
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gazetari Artan Hoxha ka deklaruar se Eldi Dizdari alias Denis Matoshi, kreu i kartelit ‘kompania Bello’ dhe vëllai i tij janë të vetmit të arrestuar aktualisht në Dubai.

Gjatë një interviste televizive, Hoxha thotë se të dy janë arrestuar për korrupsion dhe se çështja nuk ka lidhje me dosjet në Shqipëri apo Itali. Sipas gazetarit, vëllezërit Dizdari akuzohen se kanë korruptuar punonjësit e burjgeve në Dubai, gjatë kohës që qëndronin në qeli pas arrestimit në shkurt të vitit 2020.

Artan Hoxha shtoi se Eldi Dizdari dhe i vëllai kishin korruptuar punonjësit për të pasur ushqim më të mirë, takime me familjarë si dhe mbajtjen e një celulari në qeli. Pikërisht ky i fundit është bërë shkak për zbulimin e korrupsionit, pasi Dizdari përdorte një lloj aplikacioni për të cilin FBI-ja kishte sinjalizuar autoritetet vendase. Si përfundim, 22 punonjës të burgut ishin shkarkuar nga detyra.

“Të vetmit të ndaluar në Dubai janë vëllezërit Dizdari, Eldi dhe vëllai i tij, jo për atë çështje. Ai dyshohet se ka korruptuar autoritetet e Dubait. Janë vendosur 22 efektivë në pranga sepse i kishin lejuar që t’i shkonin ushqime të mira brenda në burg, të kishte takime kur rregullat janë të ashpra. Gjithashtu dhe një program me një celular që ishte futur brenda menjëherë pasi u ‘thye’ Sky. FBI njoftoi që brenda në burg ishte futur një celular i tillë dhe u bë alarm. Nisën hetimet. Ndaj ai ndodhet në burg, se të ishte për çështjet me Shqipërinë dhe Italinë, ai do të ishte i lirë dhe do të vijonte me aktivitetin e tij. Jo për gjë, por atje Eldi Dizdari është biznesmen, ka investuar,”- tha Hoxha.

Artan Hoxha Eldi Dizdari
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Vrasja në Shkodër, flet kushëriri i viktimës: Shteti e di konfliktin tonë…

11:59 / July 12, 2026

Operacioni antidrogë në Lezhë, arrestohen tre persona dhe asgjësohen 436 bimë kanabisi

11:19 / July 12, 2026

Vrasje me armë zjarri në Prekal të Shkodrës, viktima gjendet brenda një automjeti

20:57 / July 11, 2026

Luajti pak ditë më parë në Botëror/ Gjendet i vdekur mesfushori i Afrikës së Jugut, dyshimet e para

18:21 / July 11, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.