Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Arrestohet mjeku i dënuar. Merrte ryshfet te bizneset për masat e Covid

09:08 / November 5, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
policia tirane 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një mjek i shpallur në kërkim dhe i dënuar me disa muaj burg u arrestua nga Policia. Në pranga përfundoi Ilir Hoxha, 52 vjeç, i cili rezulton të jetë dënuar nga Gjykata e Tiranës me 11 muaj e 25 ditë burg për akuzën se ka falsifikuar dokumentet shëndetësore për bizneset që nuk respektonin rregullat anti-COVID.

Emri i mjekut doli edhe gjatë operacionit të urdhëruar nga SPAK, që çoi në pranga 14 zyrtarë të strukturave shëndetësore, të cilët përfituan nga situata e pandemisë së COVID, duke shpërndarë tamponë për të përfituar lekë.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Korrupsionit ndaluan shtetasin në kërkim Ilir Hoxha, 52 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë e ka dënuar me 11 muaj e 25 ditë burgim, për veprat penale ‘Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike’ dhe ‘Falsifikimi i dokumenteve shëndetësore’, kryer në bashkëpunim”, sqaroi Policia.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se personat nën hetim janë implikuar në disa episode korruptive si: marrje e vlerave monetare që varionin nga 5.000 deri 10.000 lekë të reja, në këmbim të mosndëshkimit me masë administrative të subjekteve të cilët ishin konstatuar me shkelje të kushteve higjieno-sanitare; sigurim i librezave shëndetësore të lëshuara mënyrë fiktive, për shtetas të cilët nuk u janë nënshtruar vizitave mjekësore, duke përfituar shumën 2.000 lekë të reja për çdo librezë; ndërmjetësim me qytetarë të ndryshëm për të bërë tamponin për COVID-19, kundrejt shumave monetare nga 5.000 deri 10.000 lekë të reja; marrje e shumave monetare subjekteve të ndryshme tregtare që të mos i ndëshkonin me masa administrative kur konstatoheshin me shkelje.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Komisioni i OKB-së për Ukrainën: Autoritetet ruse kryen krime lufte dhe krime kundër njerëzimit

20:38 / October 27, 2026

Kallëzimi për Nesti Angonin, Gjykata e Lartë urdhëron Gjykatën e Tiranës të shqyrtojë hetimin

19:04 / October 27, 2026

Vendore 2027/ Presidenti nis konsultimet për datën e zgjedhjeve

16:19 / October 27, 2026

Banka Botërore vlerëson ekonominë shqiptare: Papunësia ka regjistruar nivelet më të ulëta historike

13:11 / October 27, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.