Një grup i trafikut të drogës në Spanjë është shkatërruar dhe në pranga janë çuar 20 persona.
Policia spanjolle njoftoi sot se ka sekuestruar 32 ton sytha kanabisi. Sipas autoriteteve të vendit, ky është konfiskimi më i madh i kësaj substance në botë.
Operacioni i quajtur “Jardines” u zhvillua javët e fundit në disa qytete spanjolle, duke përfshirë Toledon dhe Valencia, ku trafikantët e dyshuar ruanin shumicën e mallrave.
Bimët e kanabisit ishin të paketuara me vakum për t’u dërguar në rajone të ndryshme të Spanjës dhe vendeve të tjera evropiane. Në total, u arrestuan 20 persona nga mosha 20 deri në 59 vjeç, 9 burra dhe 11 gra.
