Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Inteligjenca britanike: Rusia përballet me vështirësi në trajnimin e rekrutëve të rinj

16:33 / November 5, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ui 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ushtria ruse ka mundësi që të përballet me vështirësi në trajnimin e rekrutëve të rinj, ka thënë Ministria britanike e Mbrojtjes, në përditësimin e saj të fundit.

“Ka shumë mundësi që Rusia është duke pasur vështirësi në ofrimin e trajnimit për mobilizim”, ka shkruar Ministria britanike në Twitter.

Mobilizimi i pjesshëm ushtarak është urdhëruar nga presidenti rus, Vladimir Putin në muajin shtator.

Në kuadër të këtij mobilizimi, autoritetet ruse u kanë dërguar 300.000 personave ftesë për t’iu bashkuar luftës së nisur në Ukrainë, në fund të muajit shkurt.

Tetë muajt e luftës në Ukrainë kanë rezultuar me shkatërrim të madh në pjesët lindore dhe jugore të shtetit.

Ukraina, në anën tjetër, ka nisur kundërofensivë, me ndihmën e aleatëve të huaj, të cilët furnizojnë vazhdimisht ushtrinë ukrainase me armë.

Fitoret e ukrainasve në javët e fundit, besohet se kanë rritur presionin mbi presidentin Putin.

Inteligjenca britanike ka thënë se disa zyrtarë rusë me përvojë, dhe trajnim adekuat, mund të kenë luftuar dhe vdekur në Ukrainë.

“Forcat ruse janë duke kryer trajnime në Bjellorusi për shkak të mungesës së stafit trajnues, municionit dhe objekteve në Rusi”, ka thënë Ministria britanike.

Britania përditëson çdo ditë të dhënat për luftën në Ukrainë.

Moska i konsideron informacionet britanike si propagandë.

Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt.

Presidenti rus, Vladimir Putin, e konsideron luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.

Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre./rel

Inteligjenca britanike rekrutët Rusia
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Dokumentari për Gazën “NAZA” mahnit Venedikun dhe thyen rekordin e duartrokitjeve në këmbë

17:39 / September 11, 2026

Dy javë pas vdekjes së mbretit Harald V të Norvegjisë, ndërron jetë dhe motra e tij, princesha Astrid

17:18 / September 11, 2026

Zelensky konfirmon takimin me Trump në fund të shtatorit: Pas mbledhjes në Nju Jork mund të jem më i hapur për negociatat

12:07 / September 11, 2026

Skandal spiunazhi në Britani/ Arrestohen dy persona, dyshohet se po shpërndanin informacion për inteligjencën iraniane

19:02 / September 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.