Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

“Dini gjë ku është Lulzimi?”/ Rama zbulon këshillën që i ka dhënë Bashës

19:43 / November 5, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
kiii
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në një takim në Lushnje, kryeministri Edi Rama tha se PD është vegël e deklaruar e Rusisë, teksa fliste çështjen e financimeve ruse në Partinë Demokratike gjatë kohës kur ajo drejtohej nga Lulzim Basha.

Ndërsa hidhte akuza ndaj Ilir Metës dhe Sali Berishës, kreu i qeverisë tregoi se jo pa qëllim e “këshillonte” Lulzim Bashën që të distancohej nga ata.

“Partia Demokratike është vegël e deklaruar, ndërkohë që ajo parti ka 500 mijë dollarë, gjysmë milioni të paguar për të rrëzuar qeverinë e Partisë Socialiste. Kur doli atëherë thoshin e bën Edvini me Sorosin. Kur ambasadorja amerikane ja vuri në tavolinë non gratës financimet ruse, ai i refuzoi. Mirëpo tani na doli në raportin e CIA-a. Si i bëhet tani? Për ça arsye rusët duhet të financojnë një parti politike. Për ta bërë Shqipërinë me demokratike, për të forcuar të drejtat e njeriut këtu? Për këtë që po shikoni.

Si mund të shkosh pas një non grate, partia e të cilit, qeveria e të cilit ka bashkuar votat me Putinin në Këshillin e Evropës për të ngritur akuzën monstruoze që ushtria e Kosovës është një bandë kriminelësh që trafikon organe njerëzish dhe nga Shqipëria. Si mund ta bëj këtë një qeveri shqiptare?

Këtë e bën ai soj i ulët që e ka ndjekur Shqipërinë si mallkim, herë duke qenë në qeveri herë duke mos lënë qeveri të rrinë në këmbë që nga 1912. Është i njëjti soj. Nuk quhet Haxhi quhet Ilir, nuk quhet Qamil quhet… mos t’ia përmendim emrin fare këtij tjetrit.

Koha do ta tregojë, por zakonisht këto të miat dalin. Se kur thoja unë ‘O Lulzim ndahu nga këta të dy’, më thonin këta analistët ‘o çpunë ke ti me ata, njëri në pension, njëri në punën e vet”. Ja si është puna. Ku është Lulzimi, dini gjë? S’dini gjë. Këta të dy këtu prapë’”, tha Rama.

Edi Rama Lulzim Basha lushnje
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama flet për fondet dhe investimet e huaja, sulmon kritikët: Sharlatanë dhe ekstremistë

18:50 / July 21, 2026

Rama rikthehet në Theth dhe mbron shembjet: Ndërtimet pa leje prekën zemrën e fshatit

18:42 / July 21, 2026

Koncerti i Kanye West/ Gonxhja: Ofruam 4.3 milionë dhe morëm 6.5 milionë euro

14:03 / July 21, 2026

“Flamingot më kanë bërë të mendoj thellë”, Rama: Paketa e Maleve do ta bëjë Shqipërinë “Zvicra e vogël”

11:35 / July 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.