Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, pasditen e sotme ka bërë një tjetër premtim nëse vjen në pushtet, duke theksuar se do të ulë çmimin e energjisë edhe pse Europa po kalon një krizë energjitike.
Duke u ndalur tek fasha 800 kWh, Berisha theksoi sipas tije se prek 60% të popullsisë, ndërsa nëse ai vjen në pushtet nuk do të ketë një fashë të tillë.
“Nuk mund të ekzistojë fasha 800 Kwh. Ajo prek 60% të popullatës. Është gjithçka e krijuar nga vjedhja. Shqipëria prodhoi edhe këtë vit 100% të energjisë që konsumon. Por këta çfarë bëjnë? E shesin energjinë e digave tona me çmim 40 euro megavati dhe këtë e rishesin pastaj me 140 euro që të ndajnë 100 euro me qeveritarët dhe tregtarët e tyre. Kjo merr fund. Garantoj biznesin se çmimi i energjisë do zbresë 7 lekë. Garantoj familjarët se nuk do të ketë kurrë një fashë me 800, por çmimi do të zbresë nën 95 lekë, do të zbresë në 76 lekë.” tha Berisha.
