Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Biden dhe Trump kryesojnë tubimet përfundimtare elektorale

19:40 / November 6, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
dj 1024x512 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Presidenti Joe Biden dhe ish-presidenti Donald Trump do të kryesojnë përkatësisht tubimet në Nju Jork dhe Florida, të dielën, në një përpjekje për të nxitur mbështetësit e tyre, ndërsa mbeten vetëm dy ditë nga një garë e ngushtë për Kongresin.

Zoti Biden do të shkojë në kontenë Westchester të Nju Jorkut, një territor normalisht i sigurt demokrat, po ku republikanët po kërcënojnë të kalojnë në avantazh, pjesërisht falë mesazheve të forta ndaj kundërshtarëve politike, duke i cilësuar ata si të butë ndaj krimit dhe inflacionit. Guvernatorja demokrate e Nju Jorkut Kathy Hochul po përballet me një sfidë të fortë përballë republikanit Lee Zeldin. Po kështu në të gjithë shtetin po zhvillohen beteja të ashpra edhe për sa i takon garës për një vend në Dhomën e Përfaqësuesve.

Ndërkohë, zoti Trump do të shkojë në një tubim në Majemi. Florida për vite me radhë ka lëvizur nga partia në parti, por kohët e fundit po anon drejt republikanëve.

Shteti nuk konsiderohet fushëbeteje për këto zgjedhje. Sipas këshilltarëve tubimet e shpeshta të ish-presidentit Trump i kanë shërbyer atij për të siguruar vëmendje teksa planifikon të nisë një garë të tretë për Shtëpinë e Bardhë pas zgjedhjeve të 8 nëntorit. Florida në veçanti, mund të shërbejë si një fushëbeteje e rëndësishme në çdo garë për t’u kandiduar zyrtarisht nga partia për Shtëpinë e Bardhë dhe guvernatori republikan i Floridës Ron DeSantis, shihet si një nga pretendentët e fortë për t’u kandiduar, nëse ai vendos ta bëjë një gjë të tillë. Kjo e ka shndërruar zotin DeSantis një objektiv gjithnjë e më të shpeshtë të kritikave të zotit Trump.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Tragjike në Spanjë/ Dy trena përplasen me njëri-tjetrin, dyshohet për dhjetëra viktima

10:38 / October 28, 2026

Ulen temperaturat në Shqipëri, dëbora e parë zbardh Kukësin dhe bjeshkët e Gjalicës

10:32 / October 28, 2026

Plagosje me armë zjarri dhe shpërthim me eksploziv brenda pak orësh në Tiranë

10:04 / October 28, 2026

Qeveria miraton sot Paketën Fiskale/ Ulet TVSH për shportën, rritet për mallrat dhe shërbimet e tjera

09:34 / October 28, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.