Butrint Imeri i ftuar në emisionin “Zemër Luana”, bëri një lojë dedikuar për të nga fansat e tij, #Butriors, të cilët nisën për programin mesazhe zanore të cilat mbanin pyetjet e tyre. Një nga pyetjet e shumta ishte mbi lidhjen e tij të shumëpërfolur me moderatoren Kiara Tito, lidhje të cilën se konfirmuan kurrë të dyja palët.
Ndryshe ndodhi nga Butrinti këtë herë i cili foli për herë të parë mbi këtë marrëdhënie dhe arsyen e ndarjes që sipas tij nuk ka patur një arsye, por secili, ai e Kiara, vendosën të shohin rrugën e tyre.
“Nuk ka patur arsye. Ajo (Kiara) në rrugën e vetë, unë në rrugën time!”, u shpreh Butrinti, teksa pyetjes nga fansat nëse është lënduar prej dashurisë; ai tha se “si të gjithë” e se do gënjënte nëse do thoshte jo.