Ambasadorja e SHBA-së në OKB, Linda Thomas-Greenfield ndodhet në Tiranë, në vizitën e saj të parë. Këtë të hënë, ajo do të zhvillojë takime me drejtuesit e lartë politik, si me Presidentin Bajram Begajn, dhe me kryeministrin Edi Rama.
Në një reagim në “Twitter”, ajo thotë se “zbrita në Shqipëri për dy ditë, takime me drejtues të shoqërisë civile dhe qeverisë. Shqipëria është një aleat i palëkundur dhe një partner kritik në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, veçanërisht përballë luftës brutale të Rusisë në Ukrainë”.
Diplomatja e lartë amerikane u prit në Tiranë nga ambasadorja e SHBA-vë në Shqipëri, Yuri Kim, e cila e shoqëroi atë në kryeqytet, duke i prezantuar Tiranën.
